FSHF Komitetit Ekzekutiv ndoshta mbledhje te shtunen
Federata Shqiptare e Futbollit pret nje vendim te prere nga gjykata per faktin se cili prej dy aksionareve Albert Xhani ose Paro Laci ka te drejten te marre vendime te Partizani. Aktualisht te kuqte kane dy skuadra nje e ndertuar nga Xhani dhe nje nga Laci ndersa ne kete edicion te Kategorise se Pare duhet te regjistrohet vetem nje prej tyre. Edhe pse federimi i skuadres se kuqe per sezonin e ri pritej te behej te henen qe kaloi FSHF e shtyu vendimin per diten e sotme. Megjithate mungesa e nje vendimi perfundimtar nga gjykata ose nga Qendra Kombetare e Regjistrimit QKR ka bere qe ne federate te mendojne ta shtyjne zgjidhjen e ceshtjes edhe me 24 ore. Sekretari i institucionit qe drejton sportin me popullor ne vend Eduard Prodani ka bere te ditur se dy zyrtare te FSHF-se do te tentojne qe te sigurojne nje vendim nga QKR-ja ndersa pasi te siguroje dokumentacionin ai do te vazhdoje konsultimet me zyren juridike per interpretimin e problemit. Keto pengesa bejne qe sipas gjasave Komiteti Ekzekutiv te mblidhet te shtunen dhe sot. Megjithate ende nuk mund te thuhet me siguri se QKR-ja do te jape nje vendim ne lidhje me aksionerin qe eshte administrator i klubit. Paro Laci pretendon se ky institucion nuk leshon asnje dokument pasi eshte pezulluar nga gjykata.