E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana braktiset edhe nga presidenti Adnan Polat

Gallatasarai Drejtuesi i klubit mbron vendimin e Rajkard

Vetem 24 ore me pare kishte qene trajneri Frenk Rajkard ai qe kishte shpjeguar arsyet se perse Lorik Cana nuk po aktivizohet dot ne formacion ne radhet e skuadres se tij te re Gallatasarait. Por nje dite me vone eshte presidenti i ketij klubi Adnan Polat ai qe ka konfirmuar fjalet e trajnerit duke cituar se vetem rregulli per te mos aktivizuar me shume se gjashte lojtare te huaj ne fushe ia mohon Canes bluzen e titullarit. Ne fakt ne momentin kur foli Rajkar ishin te shumte ata qe mendonin se marredhenia mes trajnerit holandez dhe shqiptarit ishte jo e mire madje ne kete mes kishte ndikuar pikerisht presidenti i skuadres turke Polat i cili e kishte blere Canen me koken e tij pa u keshilluar me teknikun. Keshtu qe mendohej se mosaktivizimi i Canes ishte thjesht shkak i perplasjes brenda klubit. Por dje presidenti Polat ka mbrojtur vendimin e Rajkardit. Cana nuk mund te luaje ne 11-shen titullare per shkak te rregullit te gjashte te huajve ne fushe u shpreh per mediat turke presidenti Polat. Gjithsesi kjo ka te beje me zgjedhjet teknike te trajnerit Rajkard ne te cilat ne nuk mund te nderhyjme pasi e vetmja gje qe mund te bejme eshte ti respektojme ato perfundon drejtuesi i larte i Gallatasarait.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›