E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga modele ne fotografe personale e Putin

Yana Lapikova, ish-modele topless dhe ish-pjesëmarrëse në konkurse bukurie në Rusi “shndërrohet” në fotografe personale të kryeministrit, Vladimir Putin.

Lajmi që qarkullonte prej kohësh në faqet ruse të internetit është konfirmuar nga zëdhënësi i vetë kryeministrit Putin.

Lëvizjes së Putin i është kundërpërgjigjur presidenti Medvedev duke punësuar edhe ai fotoreporteren femër, Ekaterina Shtukina si fotografe personale.

Por nëse, Ekaterina Shtukina njihet në qarqet e fotoreporterëve vendas si fotografe me eksperiencë, për Lapikovën kjo fushë është krejt e re dhe e gjitha për t’u eksploruar.



Foto

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›