E Diel, 1 Nëntor 2026

Enver Petrovksi: Fashistja Lori, ja arriti qëllimit të më bëjë fitues

17/06/2011  Në DWS tri finalistët bashkojnë trojet shqiptare

Njëri prej tyre vinte nga Prishtina dhe ai ishte aktori i madh Enver Petrovski, tjetri nga Shkupi, këngëtari Shpat Kasapi, ndërsa ajo, bukuroshja e këtij spektakli dhe shumë e dashur nga publiku, Çiljeta vjen nga Tirana. Të tre shkuan në finale duke na krijuar kështu imazhin e një Shqipërie të bashkuar, ëndrrën e të gjithë shqiptarëve. Ata të tre treguan se ishin të aftë të mësojnë dhe të përmirësohen nga java në javë. Pas shumë netëve spektakël dhe garë edhe edicionit të dytë të “Dancing With the Stars” i erdhi fundi.

Shpat Kasapi e nisi këtë rrugë me bindjen se do të shkonte në finale, pasi ai i hyn çdo gare me pasion dhe me dëshirë për t’i shkuar deri në fund. Ai është shprehur se ndihet shumë i lumtur nga kjo eksperiencë, pasi DWS është një spektakël me patent botërore. Shpati u rendit i treti në këtë spektakël, por sërish nuk mbeti i dëshpëruar, përkundrazi. Në ndryshim nga Shpati, Çiljeta nuk e mendonte se do të ishte pjesë e finales, pasi mendonte se kishte konkurrente të forta, por në fakt ia doli të ishte në finale, duke arritur kështu një tjetër sukses në rrugën e saj artistike.

Dhe sigurisht ai që arriti të kalonte çdo vështirësi, të eleminonte çdo sfidues dhe të kryesonte në garë ishte pikërisht Enver Petrovski. Partnerja e tij, ballerina Lori ia kishte vënë qëllim vetes që do ta çonte Enverin deri në natën finale, por kush e kishte menduar se ajo do arrinte ta bënte edhe fitues. Themi ajo, sepse Enveri vetë kishte theksuar se ja ka dhënë lejen Lorit që t’i flasë dhe ta kritikojë sa më shumë në mënyrë që ai të përmirësohej dita ditës. Edhe Lori po ashtu ishte e bindur se ai do të arrinte në finale dhe do të jepte maksimumin e tij. Edhe pse Enver Petrovski ishte personi më i madh në moshë në këtë garë, ai arriti të triumfojë, duke mposhtur kështu të gjithë konkurrentët e tjerë. Enver Petrovksi është shprehur se i pëlqejnë makinat e vjetra dhe është shumë i fiksuar pas tyre, po tanimë ai fitoi një makinë me kilometrazh zero. E denjë për një artist të madh siç është Petrovksi. Koha do të tregojë nëse Enveri do ta ndërrojë makinën tip “Benz” me Jaguarin e ri që mori si trofe, apo do tia bëjë dhuratë Jaguarin. Gjithsesi një gjë është e sigurt se ai ka premtuar se xhiron e parë me makinën e fituar do tja bëj Lorit, pasi ajo ka kontribuar shumë në fitoren e tij.

Publiku vlerëson Amin me notën 7

Modeli i flokëve të Ermalit çudit dhe zhgënjen fansat

Këtë vit si prezantues të DWS u zgjodhën Ami dhe Ermali, të cilët përveçse çift në prezantim janë edhe çift në jetë. Ami pasi hoqi dorë nga prezantimi i “Portokallisë” mori përsipër të jetë prezantuese në DWS. Si një eksperiencë e re, sigurisht që kishte emocionet dhe vështirësitë e veta, por Ami ia arriti me sukses që të prezantojë denjësisht këtë program. Por edhe për të ka pasur një vlerësim nga publiku. Fansat e shumtë të këtij programi e kanë vlerësuar atë me notën mesatare 7. Duke qenë se juria gjatë gjithë javës ka votuar VIP-at në konkurim, publiku vendosi që të vlerësojë dhe Amardën. Vëmendje të madhe në natën finale ka tërhequr dhe modeli i flokëve të Ermalit, i cili për hir të së vërtetës ka marrë vetëm kritika dhe ansjë vlerësim nga fansat. Askush nuk arrinte t’a kuptonte modelin e stiluar në flokët e tij dhe kritikat për parukierin e Ermalit kanë qenë nga më të ndryshmet. Gjithsesi, mund të themi se kjo ka qenë një eksperiencë aq sa e bukur, aq edhe e veçantë për dy prezantuesit dhe sigurisht kritikat dhe komentet janë gjithmonë të pranishme kur je në qendër të vëmendjes së publikut.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›