Permbytjet ne Shkoder e Velipoje. Ankohen banoret Jemi te braktisur
Ne lagjen Livadhe te qytetit te Shkodres ka banore te cilet edhe pse kane evakuar nje pjese te familjes vazhdojne te qendrojne aty per te ruajtur banesen edhe pse plot me uje. Lush okaj nga Tropoja se bashku me gruan dhe 6 femijet e tij prej 9 vitesh eshte vendosur ne kete lagje me shpresen e nje jete me te mire per veten e familjen e tij.
Kam blere nje cope toke dhe kam ndertuar nje shtepi te thjeshte me parate e shitjes se asaj qe kisha atje dhe me ndihmuan dhe dy vellezer qe kam ne Greqi. Femijet i kam strehuar tek murgeshat ndersa me veshtiresi kam mundur te shpetoj lopet qe i kam derguar tek nje i aferm ne lagjen Kiras edhe pse ai nuk ka ushqim per bagetite e veta. Askush nuk na ka ofruar ndonje ushqim per bagetine. Kam 1 meter uje ne shtepi dhe nuk munda te nxjerr as televizorin as frigoriferin dhe as bufene. Gjithcka eshte ne uje.
Askush nuk na ka ardhe me na ndihmu vetem ata te komunes Rrethina kane sjelle nga nje pako me vaj e makarona qe e kane ndare ne Kiras tek nje kamion dhe nuk e mora vesh kush mori e kush jo. Demi qe me eshte shkaktuar eshte rreth 6 milione leke te vjetra pa perfshire ushqimin per bagetite qe mbaroi i gjithi se e mbuloi uji.
Po keshtu 50 shpende dhe dy gica te vegjel i mori uji. Bashke me gruan dhe djalin e madh kemi mundur te nxjerrim vetem lopet. Sot te henen ka nje ulje te vogel te ujit rreth 20 cm. Une nuk kam mundesi te riparoj demet e shkaktura se edhe vellezerit qe me ndihmuan para disa viteve pasi jane ne Greqi aktualisht jane pa papune atje dhe kane hallet e problemet e tyre. Kam shprese vetem tek shteti se ndryshe nuk e di si do ti veje halli i familjes sime. Jemi tete vete dhe asnje nuk punon jetojme vetem me bagetite qe disa i mori uji ndersa lopet rrezikojne te ngordhin se nuk kane ushqim. Edhe varkat me te cilat kemi nxjerre njerezit e bagetite i kemi gjetur vete. Na kane ndihmuar komshijte dhe ata qe na dhane varkat nuk na kane marre leke- permbyll Lush okaj.
Velipoje
Ne argjinaturen e asit sipas banoreve qe jetojne ne kete fshat uji ka kaluar 5 metra ndersa po punohet nga ushtria ne forcimin e argjinatures se Recit si dhe ate te Torovices. Banoret e fshatit Luarze ne Velipoje shprehen se permbytja e kesaj radhe eshte me e rende se ajo e janarit ndersa fajesojne shtetin pasi cdo gje sipas tyre ka ardhur nga argjinaturat. Kam 30 vjet ketu dhe dhe nuk kam pase permbytje asnjehere vetem ne janar dhe tani ne dhjetor. Ne vend qe eskavatoret te vinin e te punonin ne gusht kane ardhur ne tetor. Nuk na ka ardhe kush me na thane per evakuim ose me na pru mjetet perkatese e ma na thane se ku te shkojme. I kemi zgjidhe vete si kemi mundur. Gjithcka eshte ne uje pajisje e orendi por dhe silazhi kashta e sana per bagetite. U perpoqem qe te shpetonin dicka por uji kete here ka ardhur me shpejt se ne janar . Disa banore jane larguar dhe jane evakuuar vete i kane vendosur ne plazh tek te afem dhe shtepi qe kane atje. Bagetite jane ne meshire te fatit. I bejme apel shtetit te mos na neglizhoje por te na ndihmoje -shprehet Demush Malecaj banor i Velipojes. Te tjere banore shprehen se jane te izoluar plotesisht me uje mbi 2 meter ne shtepi me bageti qe nuk dihet nga kane shkuar dhe uji veshtire te dale andej nga ka hyre por duhet shteti te gjeje nje zgjidhje. Nje situate e afert por jo kaq e rende ka ndodhur vetem me 1963-shin shprehen banoret.
Situata
Nderprerja e reshjeve atmosferike ka bere qe te shtohet intensiteti i operacioneve te ndihmave per banoret qe jane te permbytur ne zonen e Shkodres. shte rritur numri i personave te evakuuar qe eshte rreth 4000 te tille por akoma thuajse ne te gjitha banesat ka persona qe qendrojne aty. Bashkia e Shkodres ka shtuar operacionet e ndarjes se ndihmave per banoret e lagjeve te permbytura kryesisht ne Xhabije Tophane e pas ish-Zukth -Kashtes ku dhe ka shume banore pasi evakuimet jane te pakta. Varkat e aktivizuara nga bashkia kane shperndare 2000 cope buke 600 bidone me uje dhe 500 pako ushqimore ku ne keto operacione ka marre pjese dhe kryetari i bashkise Lorenc Luka. Ulja e shkarkimeve nga kaskada e Drinit te cilat te henen jane ne nivelin 1430 m3/uje ne sekonde ka sjelle qe niveli i ujit te kete nje ulje rreth 20 cm ne pjese te ndryshme duke sjelle dhe lirimin e Harkut te Berdices ne autotraden Shkoder-Lezhe. Levizja e automjeteve tani eshte e mundur por vazhdon te jete e veshtire ne Xhabije e lagjen Liria ku ka prani te madhe uji. Tek Harku i Berdices rruga ka pesuar deme te medha uji ka rreshqitur ne kanalet perkatese por asfalti ka pesuar deme te shumta.
Nje renie te nivelit te ujit ka dhe tek ura e Bunes ku nga 20 cm mbi lume qe ishte te dielen te henen uji mbi tabanin e ures eshte 10 cm. Po keshtu tek Ura e Bahcallekut ka nivel me te ulet te ujit. Nga zona e Mbishkodres nga drejtuesit e njesive te qeverisjes vendore pohohet se ka nje tendence renie te nivelit te ujit 10-15 cm kjo e paperfillshme ne kushtet kur uji ne keto zona eshte mbi 1.5 m.
Sipas prefektit te qarkut te Shkodres Maxhid Cungu shtabi i emergjencave disponon te gjithe logjistiken e nevojshme per ti ardhur ne ndihme banoreve qe po vuajne pasojat e permbytjeve. Shqetesuese mbetet situata ne komunat e Bushatit dhe te Velipojes ku niveli i ujit ne pjese te vecanta te fshatrave te ketyre komunave ka kaluar 2 meter. Ne Bushat pervec fshatrave Hoten Fshati i Ri Konaj dhe Mali i Jushit qe jane te izoluar dhe me personat qe kane qendruar neper banesa mund te komunikohet vetem me varka uji eshte shtrire dhe ne fshatrat Rranxa e Barbullush ndonese jo ne ato nivele si ne fshatrat e izoluar. Ne Bushat permes varkave po behet furnizimi i banoreve me pako ushqimore.
Fshtrat Luarze e as ne Velipoje jane teresisht nen uje ndersa Rrjolli ka shkeputur komunikimin pasi dhe ura e Vilunit e ndertuar e re ne tetor te ketij viti eshte prishur dhe e ka marre uji.
Nje dite me pare banoret e Fushe-Krujes protestuan per indiferencen e pushtetit per demet qe u jane shkaktuar nga permbytjet.
Sipas tyre kjo eshte permbytja e dyte ne 20 dite qe po vuajne nderkohe qe pushteti vazhdon te qendroje indiferent.
Ata ankohen se nuk ka shkuar kush ti shohe dhe bejne apel qe autoritetet te shkojne nderkohe qe demet jane lehtesisht te evidentueshme.
Pas protestes prefekti i Durresit ka zhvilluar nje takim me perfaqesues te zones per te njohur nga afer shqetesimit dhe pretendimet e banoreve.