E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami Protesta e Edi Rames per rrezimin e qeverise gjate diteve te permbytjeve e gabuar

/ /

Sipas tij opozita duhet te jete ne krah te te permbyturve e pas kalimit te kesaj emergjence te vazhdoje luften politike. Islami hedh drite dhe mbi debatin e PS per buxhetin ne Kuvend ku vendimmarrja per te ikur nga salla sipas tij nuk ishte nje vendim i marre nga grupi i deputeteve. Duke folur per hetimin e zgjedhjeve te 2009 sekretari socialist shprehet se ne formen qe eshte kerkuar hetimi i materialeve zgjedhore duket i parealizueshem dhe i papranueshem per maxhorancen.
Zoti Islami ditet e fundit kemi nje situate te jashtezakonshme ne disa zona te vendit si ne Shkoder Lezhe Durres Fier Gjirokaster Fushe-Kruje etj. Si e vleresoni reagimin e emergjences kombetare dhe sa politika ka bashkepunuar ne keto momente te veshtira
Jo vetem ne kete rast konkret emergjence por pothuajse ne te gjitha rastet e ngjashme shteti dhe te gjitha qeverite kane treguar dhe vazhdojne te tregojne qasje te gabuar dhe veprime te pasuksesshme sepse 1 kujtohemi per pamjaftueshmerite qe prodhojne apo perkeqesojne emergjencen vetem kur ajo ndodh pra nuk programojme as masa parandaluese dhe as nuk kemi skema te gatshme te reagimit te pare ashtu si ne te gjitha vendet europiane 2 ne te gjitha buxhetet prej 20 vjetesh gjithcka qe ka te beje me emergjencat neglizhohet dhe mendohet te zgjidhet ne menyre ad hoc vetem pasi katastrofa ndodh bile akoma me e rende ne momentet kur mendojme se situata u stabilizua heqim dhe ato fonde qe u akordohen sic ndodhi ne buxhetin e 2010 3 per mbrojtjen e mjedisit nuk jane marre pothuajse ne asnje rast masa te programuara dhe shkaterrimi i mjedisit ne shumicen e rasteve perben shkakun kryesor pse fatkeqesite natyrore prodhojne katastrofa disproporcionale 4 dhe se fundmi ne vend qe te gjithe faktoret te bashkepunojne per te menaxhuar situaten ata futen ne debate te ashpra per te gjetur pergjegjesine duke krijuar nje situate psikologjike te paperballueshme per ata qe e vuajne nga afer gjendjen e jashtezakonshme.
Po reagimin e Qeverise si e vleresoni
Pamjaftueshmerish ne kete kontekst qe jane gjerat eshte e natyrshme qe qeveria per shkak te mundesive te pakta dhe mungeses se programimit te veprimeve te saj te mund te perballoje emergjencen masive dhe ne kete kuptim mjetet e saj jane te pamjaftueshme per ta menaxhuar me sukses ate nderkohe qe as qe mund te behet fjale per ta parandaluar apo lehtesuar paraprakisht nese nuk hartohen programe afatgjate.
Nderkohe qe opozites kesaj radhe i mungon nje aksion konkret...
Veprimi i opozites eshte minimalisht i papershtatshem ne vend qe te bashkepunoje per menaxhimin e krizes me te gjithe elementet e saj sic e kerkoi normalisht edhe Presidenti i Republikes. Ajo futet minimalisht gabimisht ne kohe ne nje debat te ashper politik per percaktimin e pergjegjesive duke prodhuar si efekt kryesor nje perceptim negativ per sjelljen e saj. Dhe akoma me shume ky perceptim perkeqesohet kur kjo sjellje per krizen ciftohet me protestat per rrezimin e qeverise nderkohe qe njerezit ne Shkoder por edhe gjetiu socialiste e demokrate presin fillimisht asistence per kapercimin e emergjences dhe jo debate tradicionale qe i degjojne me intensitet te larte qe prej 18 muajsh.
Pak dite me pare maxhoranca miratoi buxhetin e vitit 2011 ku opozita edhe pse zhvilloi nje debat rreth tij ne fund u largua nga salla e Kuvendit pa shprehur me vote qendrimin e saj. Cili eshte qendrimi juaj
PS vazhdon bojkotin dhe kjo behet ne menyre hileqare. Pse ky term hileqar Sepse kur takohen me militantet socialiste u thone se ne vazhdojme bojkotin dhe do ta vazhdojme deri ne hapjen e kutive deri ne rrezimin e qeverise deri ne largimin e Berishes dhe se ky eshte bojkot perderisa nuk marrim pjese ne votim.. nje e pavertete e madhe qe qarkullon prej 18 muajsh here si objektiv here si taktike here si emocion i tribunave te protestes. Kurse nderkombetareve u thone se nuk po bojkotojme por po kushtezojme marredheniet me Kuvendin qe nga ata perceptohet si shpikje e tipit komunist sepse ne komisione dhe ne seanca plenare marrim pjese. Nje gjysme e vertete qofte per militantet qofte per partneret nderkombetare eshte thjesht e pavertete ky eshte perkufizimi i gjysme te vertetave sinonim i genjeshtres. Grupi socialist me pretekstin e radhes e bojkotoi perseri seancen per buxhetin 2011 dhe kjo rezultoi e programuar nga lidershipi. Minimalisht kjo sjellje politike e grupit ka krijuar perceptimin se edhe pjesemarrja vetem ne votimin per prezencen behet thjesht nga presioni i deputeteve per te marre rrogen gje qe paraqet grupin ne syte e publikut jo serioz. Permbledhtas do ta konsideroja bojkotin nje sjellje te gabuar me efekt tanime bumerang sepse ideja per tu treguar votuesve shqiptare dhe partnereve nderkombetare se vendi ndodhet ne krize ka kohe qe punon vetem kunder PS-se. Kjo taktike ka deshtuar dhe pergjithesisht nuk besohet.
Dy deputete socialiste zoti Malaj dhe zoti Harasani permes nje pakete amendamentesh sollen ne Kuvend nje buxhet alternativ i cili u pa jo pa dyshim ne grupin parlamentar socialist por qe ne perfundim te mbledhjes se grupit u vendos qe te mbeshtetej ne seance. Kishte nje vendim te grupit qe te dilej nga salla dhe te mos votoheshin amendamentet
Nisma e dy kolegeve Malaj dhe Harasani ishte interesante dhe e shkelqyer persa i perket 1 qellimit te dyfishte per te nderprere bojkotin dhe njekohesisht per te treguar se PS nuk eshte vetem force politike reaktive radikalisht por ka edhe kapacitete njerezore me eksperience qeverisese te afta per te gjeneruar veprime alternative duke dhene shprese per nje qeverisje me te mire e ndryshe nga qeverisja aktuale 2 permbajtjes se nismes e cila ishte profesionale realiste e vizionare per te parandaluar te njejtat shqetesime qe kalojne vendet me borxh e deficit te larte e afte per tu bere pjese e nje debati politiko-profesional me maxhorancen 3 nga pikepamja procedurale ishte institucionale sepse te dy koleget e paraqiten dhe e mbrojten ne grupin parlamentar si dhe e paraqiten ne kohe e konform rregullores ne Parlament. Une e kam mbeshtetur ne te gjithe komponentet e saj dhe gjykoj se ishte nje kontribut shume pozitiv per te miren e PS dhe nje ndricim shprese qe PS jo vetem mendon por edhe vepron ndryshe. Por lidershipi i PS duke vazhduar strategjine e bojkotit ne menyre hileqare nuk arriti qellimisht te sillej ndryshe edhe ne kete seance per te cilen ishte vendosur ndryshe ne mbledhjen e grupit dhe perseri tregoi se mbetej e vendosur ne sjelljen e saj bojkotuese e veprimin radikal reaktiv.
Duket se here pas here ne grupin parlamentar socialist propozohen dhe merren vendime spontane qe shkojne deri ne radikale per bojkotim te cdo iniciative parlamentare madje edhe ne dalje nga Parlamenti. Si i vleresoni keto qendrime
Mesa duket grupi apo me sakte lidershipi i PS u gjend i befasuar nga nisma e dy kolegeve Malaj dhe Harasani por edhe i paafte per ta ndaluar ate permes nje debati racional ne grup sepse 1 argumentet profesionale te nismes nuk mund te kundershtoheshin 2 dy koleget ishin te vendosur per te cuar deri ne fund veprimin alternativ e antibojkotues ne Kuvend dhe 3 sepse per me teper ne nje seance te meparshme ne Kuvend njeri nga koleget e kishte thyer bojkotin me voten kunder ne votimin ne parim te buxhetit. E analizuar ne retrospektive sjellja e lidershipit te PS per te bojkotuar edhe seancen per buxhetin 2011 rezulton kunder nismes se dy kolegeve. Mesa duket pasi tentativa per ta permbytur nismen me propozime te shumta nga koleget e tjere deshtoi ne kuptimin qe nuk arriti ti detyronte te dy koleget te terhiqeshin u vu ne veprim skema e permbysjes se nismes permes mosmarrjes pjese ne votim ne seancen ne Kuvend. Ne fakt Malaj dhe Harasani i qendruan konsekuente jo vetem nismes se tyre por edhe nje vendimi te grupit qe ishte marre nje dite me pare nderkohe qe grupi doli nga salla pa vendim te diskutuar dhe marre prej tij normalisht kur grupi ka marre tashme nje vendim dhe duhet te ndryshoje qendrim kerkohet pushim dhe zhvillohet mbledhja e grupit per te marre vendimin e ri apo konfirmuar vendimin e meparshem por thjesht nga deklarata e kryetarit te saj.
Po ju zoti Islami perse nuk u bete pjese e nismes se dy kolegeve por ndoqet grupin
Do te jap nje pergjigje metaforike pak cinike dhe ndoshta kontraversale. Kam vleresuar dhe mbeshtetur ne te gjitha aspektet nismen e dy kolegeve e cila u perket si merite teresisht vetem atyre. Dihet qendrimi im konsekuent kunder bojkotit dhe shume dukurive qe kane pasuar zgjedhjet e vitit 2009 por edhe fatkeqesisht respektimi i vendimeve te gabuara te grupit. Nisma e dy kolegeve perben nje ndricim per PS nderkohe qe vazhdimi i sjelljes bojkotuese e mban ne erresire ate. Perballe ndricimit qe i perket teresisht dy kolegeve ne castin e fundit vendosa ti mbetem i bashkuar erresires sepse llambushka ime e ndezur nuk do te rriste me shume ndricimin e nismes nderkohe qe llambushka ime e fikur do ta thellonte sado pak erresiren per ta bere me te forte kontrastin midis bojkotit e radikalizimit nga njera ane dhe pjesemarrjes ne Kuvend dhe veprimit alternativ nga ana tjeter. Duke besuar se keshtu do te ishte me i dukshem per militantet dhe sidomos per partneret ne menyre qe ata te kene nje pamje me te qarte se cfare ndodh fatkeqesisht ne PS.
Ne kulmin e situates se emergjences opozita nuk e modifikoi kalendarin e saj te protestave duke zhvilluar nje te tille ne Pogradec diten e shtune. fare pritet nga keto protesta ne kete edicion te trete te tyre nderkohe qe ka nje propozim konkret ne Kuvend per ngritjen e komisionit hetimor
Protestat qe ben PS duke qene te perseritura dhe pa asnje strategji jane jo efikase. Ne to vijne dhe marrin pjese vetem militantet e PS duke mos shtuar asgje nga pikepamja elektorale madje duke lodhur e deri ndoshta bezdisur edhe ata militante qe e kane mendjen te ndare te votojne per PS. Nese analizohen ne kontekstin e negocimeve per gjetjen e nje zgjidhjeje per ceshtjen e hapjes se kutive ato jane te gabuara se i nuk kthehen dot as ne presion per leshime nga maxhoranca dhe ii as ne klime per negocime. Nese mendohet se me protesta mund te rrezohet qeveria kjo minimalisht eshte naive sepse Rama e Berisha me ndryshimet konsensuale kushtetuese e kane mbyllur kete mundesi nje here e pergjithmone. Nese mendohet se me to mbahet e ndezur flaka e krizes politike gjykoj se vleresimi eshte teresisht i gabuar sepse shumica ne vend dhe jashte vendit e kane tanime te qarte situaten. Dhe se fundmi nese mendohet se permes tyre ruhet vleresimi i Komisionit Europian qe pengon vendin te fitoje statusin e vendit kandidat gje qe eshte plotesisht e vertete kjo perben nje precedent te rrezikshem. Kurse vazhdimi apo ciftimi kohor i protestave me situaten e permbytjeve eshte jo vetem i gabuar por me efekte perceptuese negative dhe per rrjedhoje me pasoja elektorale.
Partia socialiste depozitoi ne Kuvend propozimin per ngritjen e komisionit hetimor pa fletet e votimit nje propozim qe zoti Rama e kishte deklaruar dy jave me pare ne mbledhjen e Asamblese Kombetare. Ne fakt ju jeni shprehur qe nje vit me pare se vetem materialet zgjedhore mund te hetohen duke u bazuar ne Kodin Zgjedhor dhe Kushtetuten e vendit. Mendoni se ka ndonje pengese per te realizuar kete hetim
Strategjia 18 mujore i me djegie te mandateve gjashte muajt e pare deri ne hapjen e kutive ii me protestat hap kutite ose largohu iii me greven e urise deri ne sakrifikimin e jetes nese nuk hapen kutite iv me bllokimin e rrugeve dhe mosbindjen qytetare deri ne hapjen e kutive ka deshtuar. Ajo nuk eshte me e besueshme as per me naivet apo edhe per me fanatiket. Pohimi me i tmerrshem pasi eshte artikuluar qendrimi se duam vetem materialet zgjedhore dhe nuk i duam fletet e votimit eshte se e gjithe kjo qe kemi bere deri tani ka qene nje taktike per te treguar se Berisha nuk i hap kutite as te fleteve te votimit dhe as te materialeve zgjedhore pra se ai nuk do dhe ska frike nga transparenca. Po mire kush e ka kete te drejte te luaje me jeten e njerezve te cileve u kerkohej te futeshin ne greve te vertete urie thjesht per nje taktike politike aq me teper qe kjo taktike ka qene ilegale dhe rezulton e perpunuar nga ata qe ose nuk jane futur ne greve urie ose nga ata qe nuk kane bere greve urie pavaresisht se kane qene brenda ne cader duke qene se e dinin qe kjo ishte loje politike. Kjo eshte shume e rende dhe nese perseritet eshte e denueshme...
A mjafton kerkesa per te hequr dore nga fletet e votimit per te filluar hetimin e zgjedhjeve
Kerkesa per te hetuar vetem materialet zgjedhore nuk eshte teresisht legale ndonese duket e tille pergjysme. Nese shtohet thjesht me retorike se edhe fletet e votimit nuk na duhen edhe kjo nuk eshte ende e plote. PS duhet te jete e sinqerte ne propozimin e saj. Rama duhet te kete guximin te pranoje deshtimin e kesaj strategjie te deritanishme te dale ballazi duke shpjeguar arsyet e verteta te kesaj strategjie dhe te artikuloje kerkesen legale te PS per hetim te zgjedhjeve ne perputhje te plote me kerkesat e Kodit Zgjedhor. fare do te thote kjo Nese Rama i pranon se nuk i duhen fletet e votimit dhe ii nese ne konsensus me Berishen ka miratuar Kodin Zgjedhor dhe me konkretisht nenin 178.6 qe tregon se cbehet me fletet e votimit kur ato nuk duhen me atehere i mbetet te artikuloje/ hapin kerkesen e fundit ligjore kerkoj hetimin e zgjedhjeve duke respektuar per materialet zgjedhore dhe fletet e votimit Kodin Zgjedhor dhe konkretisht nenin 178.6. Nuk ka asnje zgjidhje tjeter legale te mosmarreveshjeve per zgjedhjet e vitit 2009. Nese i referohemi arsyes shtrohet pyetja i nese PS thote se fundmi se nuk i duhen me fletet e votimit ii nese PS ka dhene konsensusin per nenin 178.6 qe tregon se cbehet me fletet e votimit aq me teper kur ato nuk i duhen askujt dhe iii nese neni 178.6 eshte aplikuar pa asnje medyshje qe prej 20 vjetesh ne kohen kur zgjedhjet kane qene akoma me te keqija se ato te vitit 2009 pavaresisht se ato jane fituar here nga PD dhe here nga PS atehere shtrohet pyetja se cfare ka ndermend te beje PS me fletet e votimit qe nuk i duhen
Pse PS i referohet nenit 119 pika 3 per te percaktuar se cfare kupton me fletet e votimit dhe jo nenit 178 pika 6 te Kodit Zgjedhor
Sepse nuk e ka te qarte se cfare thote sot e cfare thote neser dhe cfare ka thene dje. Nuk ka asnje lidhje neni 119.3 me perkufizimin se cfare quhen flete votimi. Nese PS vazhdon ne kete rruge per te mos pranuar aplikimin e nenit 178.6 qe e ka miratuar me konsensus dhe tani prej disa ditesh thote se nuk i duhen me fletet e votimit por ben pirueta qe askush nuk i beson me atehere kjo perben nje argument te forte per Berishen qe te mos hape as kutite e materialeve zgjedhore dhe per rrjedhoje te mos kete as hetim te zgjedhjeve. Kjo eshte teresisht pergjegjesi e Rames dhe PS-se per te cilen kam folur qe ne ditet e para te shtatorit 2009. Nese do me kishin degjuar kutite e materialeve zgjedhore qe kerkohen sot do te ishin hetuar pa bere bojkot pa cuar mandatet deri ne djegie pa greve urie pa protesta pa bllokim rrugesh...Kjo eshte nje rruge qe nuk e con PS ne fitore por duket sikur forcon Ramen ne PS dhe duket sikur ndihmon disa te tjere te ngjiten ne poste te larta ne PS. E gjitha kjo eshte virtuale...por jo fituese per PS...PS po kthehet gradualisht ne nje force subversive apo ne antisistem duke kerkuar te fitoje pushtetin duke mos e njohur sistemin ne asnje nga perbereset e tij... Kjo ka bere qe lufta per pushtet te vendoset edhe mbi hallet e njerezve edhe mbi emergjencat edhe mbi integrimin europian...

Aristir Lumezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›