Nga provincat në Hollivud, jeta është krejt ndryshe (FOTO)
Ajo quhet Satara Stratton dhe ka lindur në një qytet provincial të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja bionde la vendlindjen për të ndjekur ëndrrën e saj në Hollivud. Por prej katër muajsh ajo ishte zhdukur dhe familja po e kërkonte me ankth. Sot është zbuluar se ajo ndodhet në një spital në Los Angeles, e droguar dhe e torturuar nga një person me precedentë penalë për abuzime seksuale.
Si Satara ka shumë vajza të tjera. Megjithatë ajo është bërë simbol i shndërrimit që u bën disa herë bota e ashpër e qyteteve të mëdha vajzave bukuroshe që vijnë nga provincat. Vetëm tetë muaj u deshën dhe ajo u transformua rrënjësisht. U bë e varur nga heroina dhe u përpi nga jeta që bënte bota e nëndheshme në Los Angeles. Policia publikoi qëllimisht foton e saj para se të vinte në Hollivud dhe foton e saj të arrestimit. Në fakt është arrestuar disa herë.
Mamaja e saj, një profesoreshë universiteti, është nisur pranë të bijës, ndërkohë që policia thotë se gjendja e saj është drejt përmirësimit. Mamaja thotë se ajo ishte një vajzë e lumtur përpara se të nisej drejt botës së filmave.

