Protesta para ambasadës së Sudanit, arrestohet Kluni

Aktori ne momentin e arrestimit
Aktori George Clooney është arrestuar për mosbindje civile gjatë një demonstrate jashtë ambasadës së Sudanit në Uashington DC.
Aktori ishte duke marrë pjesë në një protestë të paralajmëruar lidhur me krizën humanitare në zonën e paqëndrueshme kufitare ndërmjet Sudanit dhe Sudanit të Jugut.
Babai i tij, Nik, është arrestuar gjithashtu gjatë demonstratës.
George Clooney është një aktivist i zjarrtë i Sudanit dhe ka bërë një numër të madh udhëtimesh në rajon.
Ylli i Hollivudit, i ati i tij dhe aktivistë të tjerë u vunë në pranga pasi injoruan disa herë paralajmërimet e policisë për të lënë bazën e ambasadës.
Zëdhënësi i policisë, i ka thënë BBC-së se “George Clooney është arrestuar pasi ka kaluar vijën e policisë gjatë protestës, dhe se ai do të transportohet në departamentin e dytë të policisë së kryeqytetit.
Arrestimi i Clooney vjen vetëm një ditë pasi ai u takua me Presidentin Barak Obama, në Shtëpinë e Bardhë, për të diskutuar situatën në Sudan.
Aktori, kohët e fundit ka udhëtuar fshehurazi përtej kufirit në malet Nuba në Sudan.
Ai i ka thënë Senatit amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë se ajo që po ndodh në rajon, është plotëisht e ngjashme me dhunën në Darfur.
Vlerësimet e OKB-së thonë se gati 300.000 njerëz kanë vdekur dhe 2.7 milionë të tjerë janë shpërngulur që kur konflikti i Darfurit shpërtheu në vitin 2003.
Protestuesit akuzojnë presidentin Sudanit, Omar al-Bashir, se ka provokuar një krizë humanitare duke bllokuar ushqim dhe ndihmën mjekësore në malet Nuba në rajonin kufitar të Sudanit të Jugut.