Makina që nuk pësoi kurrë defekt në shtatë dekada
Makina e një pensionisteje 97-vjeçareje britanike nuk është prishur kurrë, nuk ka pasur kurrë nevojë të dërgohet te mekaniku, edhe pse ajo e zotëron atë prej 71 vitesh. Tani, makina që i ka mbijetuar bombardimeve naziste të Luftës II Botërore, është e aftë të udhëtojë sërish nëpër rrugë. Ajo nuk ka pësuar kurrë defekt. Alis Dei u çudit kur makina e saj, Austin Seven Ruby, u ndez dhe lëvizi për bukuri edhe pse prej 50 vitesh qëndronte në garazh. Dikur, kur diçka e bënin mirë, ishte me të vërtetë e mirë. Sot, asnjë makinë nuk zgjat më shumë se dhjetë vjet, tha 97-vjeçarja. Alis e kishte parkuar makinën jashtë parukerisë ditën që nazistët bombarduan qytetin e saj. E gjithë rruga ishte shkatërruar, por makina e saj kishte mbijetuar. Tani ajo mund të lëvizë përsëri me të, deri në 80 kilometra në orë.