E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajtor për krimin mbi të cilin debatoi e tërë Amerika

Share

Një student amerikan, që përdori një uebkamera për të filmuar në mënyrë të fshehtë shokun e tij të dhomës gjatë një afere homoseksuale, është shpallur fajtor për krim urrejtje dhe për dhunim të privacisë.

Ish studenti i Rutgers University, Dharun Ravi, 20 vjeç, tundi kokën ndërsa gjykata shpalli verdiktin.

Sipas BBC, shoku i tij i dhomës, Tyler Clementi u hodh nga një urë dhe gjeti vdekjen në vitin 2010.

Çështja e tij tërhoqi vëmendje të madhe në SHBA, përfshi edhe komentet e presidentit Obama. Pas kësaj nisi edhe një fushatë me masa kundër talljeve.

Megjithatë Ravi nuk u gjet fajtor për vdekjen e Clementi, e cila ndodhi pak pas spiunimit që i bëri ai.

Gjykata dëgjoi se si Ravi kishte vendosur një webcam në dhomën e konviktit dhe filmoi Clementi-n duke puthur një mashkull.

Më pas ai i dërgoi në Twitter pamjet. Dy ditë më vonë ai sërish tentoi të kapte shokun e tij në flagrancë.

Disa ditë më vonë Clementi e kuptoi se ishte filmuar dhe se dhjetëra studentë kishin parë videon. Ai u vetëvra duke lënë një shënim në Facebook: Po hidhem nga ura, më vjen keq.

Prokurorët thanë se Ravi e kishte problem faktin se Clementi ishte gej. Kurse avokatët e tij thanë se ai nuk ishte homofobik, por po sillej si një djalosh i papjekur.

Dharun Ravi

Tyler Clementi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›