Nga rimbursimi i TVSH-së tek overdraftet, Rama takon sipërmarrësit e fasonerisë: Të fuqizojmë markën “Made in Albania”

Shtëpia e Biznesit, struktura më e re që do t’i vijë në ndihmë përmirësimit të klimës ekonomike, ka mbledhur sot bizneset eksportuese fason.
Kryeministri Rama, së bashku dhe me tre ministra, ka dëgjuar shqetësimet e sektorit, i cili ankohet se po shkon drejt falimentit, për shkak të zhvlerësimit të euros.
Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Rama sqaroi se koha e krahut të lirë të punës ka mbaruar si avantazh konkurrues.
Ndaj ky fakt duhet të përballet me investime në teknologji dhe inovacion. Biznesit do t’i mundësohet një mekanizëm lehtësues, overdraft, për të patur mundësi likuiditeti gjendje, rimbursim i shpejtë i tvsh-së si dhe një garanci sovrane për investime./vizionplus.tv