E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga se vuan Drejtësia ?

Share

2. Mbi reformen ne Drejtesi

 Fitim Hoxhati

Reforma në drejtësi  si çdo reforma  ka  e duhet të ket렠shkak   dhe mbi këtë baz렠duhet të ketë nj렠synim. Këtë e kemi thën렠të gjithë e gjithmon렠 dhe në dukje është e saktë , korrupsioni   e paaftësia , por e keqia është se   këto terma   kanë na tyrë deklarative,  politike e propagande partiake,   sepse nuk shoh  të jetë bërë ndonjë analizë konkrete e as   rrugë konkrete për  luftimin e tyre .Reforma nuk bë het me teza të hedhura  në seminare e konferenca  , teza q렠po të më kërkohet mund të vërtetoj se janë pik렠për pikë përseritje  prej kaq e aq vjetësh . Kjo jo vetëm  se  pjesmarja    disiplinohet me një ftesë e me  një program  bajat : referati  me  temën .. nga x,  pyetje e përgjigje nga y  , diskutim i  kryesor nga filani   e diskutimi  i dytë nga fisteku . Ah po edhe .. konkluzionet: Të rriten inspektimet , t렠rriten procedimet  dhe dënimet për korrupsionin   e të tjera si  këto  që me  ngjajnë si recetat e gjata të disa mjekëve tanë që njohin vetëm  mjekimin  e sëmundjes e   nuk e njohin parandalimi e saj . Reforma   duke  analizuar shkencërisht problemet për  të dalë në rrugë zgjidhjet nuk behet  as me debate  televizive  të cilat në më të shumtën vlejnë për tërhequr vëmëndjen e publikut  për problemet ,    në mos po që ta dijë ky publik   sa i zgjuar jam  e si i a  bëra  mat filanit   .

Nëse bëhet pun렠e vërtetë shkencore për kriminalitetin a konfliktet civile , natyra  , llojet ,  tendecat  , shpërndarja , të dhënat për personat e implikuar , format , m렠nyrën e  ndëshkimit   a zgjidhjen e tyre  e plot të tjera,   mjafton  të dihet se  që nga   viti 2008 në Shqipëri nuk del statistika e përqëndruar në shkallë vendi sepse  specialisti i vetëm  që paguhet për at렠 pun렠vërtet렠 ulet n렠karrige por bën punë të një sektori  tjetër    me organikë të bollëshme e të plotësuar. Se si mund t렠studiohet  sëmundja  pa analizat e të dhënat e  nevojëshme këtë e dinë vetëm. xherahët .

                            ***

Kur  u njoha me deklaratën  e të nderuarit nënkryetar  të K.L.D, z. Kreshnik Spahiu, se dy janë problemet më madhore me të cilat përballet sistemi i drejtësisë: vonesat në afatet e gjykimit dhe nepotizmi (Gazeta Shqip dt 19.4.20)  më erdh për të qeshur sepse tablloja reale e Drejtësisë tonë na nxjerr të dhëna e probleme  tejet të rënda para të cilave  vonesat e proceseve  jan렠pesë me hiç e që padyshim nuk i hasim jo në Europën perëndimore  por as në vendet e tjera të Ballkanit , sikurse del nga  statistikat zyrtare  të Ministris렠tonë të Drejtësisë për  aq sa janë publikuar në vëllime  të posaçme e në internet deri më 2008  ( për  3 vjetët e fundit duhet të ketë shkrirë shërbimin e  saj statistikor ndryshe nga Gjykata e Lartë që ka korrektese të dukëshme  edhe për vitin 2010.)

Pa dyshuar në aftësitë profesionale e ndershmërinë e shumicës së juristëve , gjyq ta rëve , prokurorëve  e avokatëve, përmasat  e të dhënave negative statistikore  duket se nuk  njihen nga dinjitarët tanë të Drejtësise përderisa nuk mund të them se  mby llin  sytë.

Të marrim cilësinë e vendimeve të gjykatave të rretheve gjyqësore  që na japin mundësinë të zbulojmë simptomat e dy   nga semundjet kryesore  të Drejtësisë . që për mua  janë paaftësia profesionale  në shkallë e përmasa shqetësese    dhe korrupsioni .

Më 2008   gjykatat e Apelit kanë cënuar 29 % te vendimeve penale të shqyrtuara  me rekordet e Apelit Shkodër 53 %,  Korç렠44 % .  Vlorë 58 % Fier dhe Apeli i Krimeve të rënda 45 % etj,  ndërsa  nga   gjykatat e rretheve gjyqësorë,   Tepelena  50%.  Fieri 60 % ,  Lezha 73%, Kukësi  75 % . etj

Tabllo të tillë në penalet  kemi edhe për vitet e mëparëshme , më 2007  gjithsej cënuar 28 % e çështjeve të shqyrtuara  në gjykatat e Apelit, me 2006 mbi 50 %   më 2005 rreth    65 % etj..

E till렠është tablloja  edhe   për çështjet civile : me 2008 cënuar 32  % më 2007  28 %. më 2006 afro 50 % me 2005  mbi  30 % etj.

Nga sondazhet e njëjta punë edhe me 2009. Gjykatës së Tiranës i janë cënuar  gjithsej rreth 25 % e vendimeve  ndërsa asaj të Shkodrës  24 % etj

Duke lënë mënjanë domethënien e këtyre të dhënave për cilësinë e punës dhe shkallën e drejtësisë reale, vetëm në aspektin  ekonomik këto të thonë se përgjithësisht 30 % e buxhetit  të Drejtësisë vete dëm ndërkohë që në fushë të biznesit , rëndimi  i kostos së prodhimit  në përmasa t렠tilla ka vetëm një përfundim:  Faliment!

Por çflas ! Një të të gjashtës  s렠palëve  u ështe  bërë padrejtësi  ndërsa një të gjashtës tjetër   u janë njohur të drejta ne kundërshtim  me ligjin .

E shikuar me dylbitë e Komitetit Shqiptar të të drejtave të njeriut me 2008 rezultojnë afro 30 mijë çështje civile  me palë kundështare    dhe duke pranuar  se në të palët jan렠vetëm  me nga nj렠person  dalin    60 mij렠dhe me një të tretën  20 mij렠të dëmtuar ose të favorizuar padrejtësisht  që kanë pasoja  në gjithë familjet përkatëse  q렠ndaj mezatares familjare prej tre vetash   japin 60 mijë të dëmtuar apo të favorizuar.

Ndërkohë kemi afro 31 mijë çështje me palë të vetme q렠përfaqësojn렠90 mijë familiare     që japin     30 mijë të dëmtuar apo të favorizuar . Gjithsej të tillë në proceset civile    ,100 mijë veta.  U duhen shtuar këtyre  dëmtimet nga preceset  gjyqësore penale dhe demtimet nga e çështjet e hetimore të pushuara por  të rifi lluara .

Dhe n렠të gjitha këto  nuk përshihet   gjithë rrethi i të dëmtuarve apo përfituesve padrejtësisht  sepse  kryesisht në gjykimet civile me palë e kundërshtare mund t렠kemi  edhe  10 a 20  persona  e më shum렠që përben렠palet në seicilin  krah      sidomos në çështje të tilla  si kthim pronash , pjestim pasurie  ,  apo  konflikte trashëgimie  sikurse mund  të kemi edhe në gjykimet  me palë të vetme por me shum렠 pretendues   siç ndodh rëndom n렠 vertetimet e fakteve juridike  etj .

                                        ***    

Nuk do ishte pa  buk렠të thuhen dy fjalë edhe për  cilësinë e vendimeve të Gjykatave te  Apelit  e pse jo edhe të Gjykatës së Lartë por  as është vëndi  e as i lejoj vehtes të bëhem monoton,  ndaj për të gjitha gjykatat  e bashkë me to , këtë radhë edhe për Prokurorinë,  Ministrinë e Drejtësisë e atë të Brëndëshme,do them nja dy fjalë që kanë brënda komedinë e tragjedin렠profesionale .

Është fjala per çështjen Almir Rrapo:

Me datën  2.7.2010  në përgjigje të një kërkese amerikane për ekstradimin e tij , me  mbështetje të Ministrisë së Drejtësis렠 e Prokurorisë , është arrestuar Almir Rrapo                                                

Gjykata me  datë 30.09.2010 ka,pranuar  kërkesën e  Prokurorisë për ekstradimin e tij  në Sh.B.A., vendim të cilin   Gjykata e Apelit Tiran렠me datë 01.11.2010,  e ka lënë në fuqi .

Me menjëherë pas kësaj , Gjykata e Strasburgut kërkoi pezullimim e ekstradimit për më kot .Me datën 25 nëndor  2010  realizohet ekstradimi i tij .

 

Të nesërmen, me datë 26.11.2010 ,(më falni për shprehjen : Pas pilafit ) Gjykata e Lart렠prishi vendimet  e mësipërme  dhe urdhëroi rishqyrtimin  e çështjes me argumentin  kryesor se nuk ish garantuar mosdënimi  me vdekje sikurse kërkon Konventa Europiane  e të Drejtave  të Njeriut, Konventa  Europiane e Ekstradimeve ,Kodi I Procedurës Penale dhe Kushtetuta vet렠për dënimin me vdekje.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›