Lehtësohet Greqia, por FMN jep alarmin për ekonominë e Qipros
Ekonomia stanjante e Qipros - e dobësuar nga të ardhurat e vlerësimet e kredisë në rënie dhe bankat e ekspozuara ndaj problemeve të borxhit grek - ka nevojë për masa të menjëhershme, paralajmëroi FMN pas një vizite 11 ditore këtë muaj. Zëvendës/Drejtori i FMN-së për Evropën Erik Jan de Vrijer tha se Fondi e konsideron gjendjen shqetësuese. "Fakti që qeveria nuk mund të hyjë në tregjet e kapitalit është shumë i rëndë dhe kësaj i bashkohen rreziqe ndaj sektorit bankar," tha ai. Mes frikërave se Qiproja mund të ketë përfundimisht nevojë për një fond ndihme, de Vrijer tha se përparësia e parë duhet të jetë frenimi i problemit, kryesorja mes tyre, shpenzimet e tepruara publike.
FMN paralajmëroi Qipron të mos pranojë kërkesave për paga të rritura të punonjësve, por gjithashtu të ngrijë përfitimet, duke ditur parashikimin e rritjes së rrafshtë ekonomike për këtë vit dhe një rënie prej 1% më 2012. "Është koha dhe është mundësa për qeverinë që të ndërmarrë veprim vendimtar për të shmangur mundësinë që këto probleme të përkeqësohen," tha de Vrijer. Qeveria e Qipros, duke parë spiralen poshtë të Greqisë, ka shkuar përtej shkurtimit të pagave dhe tani po zvogëlon buxhetin për shërbime të tilla si përfitimet e fëmijëve dhe dhurimet e studentëve. Duke u përballur me kosto në rritje të huave, qeveria u kthye gjithashtu nga Rusia - një vend me prani investimi në Qipro - për një kredi prej 2.5 miliardë euro për katër vjet. FMN e konsideron këtë atë të mos ndihmojë shumë sepse "dilema e financave publike" qipriote është acaruar nga shpërthimi i municioneve korrikun e kaluar, që rrëzoi centralin kryesor të energjisë së ishullit dhe e çoi ekonominë në një ndalim të përkohshëm. "Qeveria ka vendosur synime ambicioze që do të japin një zvogëlim të madh të deficitit më 2012 dhe një buxhet të ekuilibruar brenda tre viteve," tha kreu i misionit të FMN-së Ves MekGrju. "Zvogëlimi i deficitit deri në 7% të PKB-së më 2011 është i nevojshëm për të ndalur rritjen e shpejtë të borxhit publik", tha ai. Megjithatë, qeveria nuk do të jetë në gjendje të përmbushë qëllimin e buxhetit të ekuilibruar, ndërsa në realitet qipriotët do të detyrohen për një jetë më modeste me më pak shërbime shoqërore. Disa analistë vendas si Andreas Theofanus i Universitetit të Nikozias, thonë se gjendja nuk është aq e rëndë dhe këshillojnë kundër një shtrëngese të stilit grek që e ka shtyrë vendin më thellë në recesion. "Kemi problemin e zakonshëm të shpenzimit publik. Na duhen motorë të rinj të rritjes. Nëse vazhdon të përfaqësosh veprimtarinë ekonomike me masa shtrënguese ... i përkeqëson gjërat," tha Theofanusi për SETimes. Profesori i Ekonomisë Financiare të Universitetit Leiçester Panikos Demetraides tha për SETimes se plani i zvogëlimit të deficitit i qeverisë është i besueshëm, por duhet kujdes për të mos e tepruar. "FMN pranon së fundmi se shumë masa shtrënguese të futura shumë shpejt kanë një efekt dëmtues mbi rritjen, e cila mund të dëmtojë suksesin e çdo plani të zvogëlimit të deficitit", tha Demetriades. "Plani i Greqisë dështoi se nuk mori parasysh plotësisht efektet negative të shtrëngimit mbi rritjen, të ardhurat qeveritare dhe papunësinë," tha ai. Të dy analistët janë dakort se Rusia është një masë mbrojtëse sepse shumë ndërmarrje ruse janë vendosur në Qipro për shkak të nivelit të ulët të taksave të korporatave dhe një traktati mbi taksimin e dyfishtë. "Po ta kishim marrë kredinë në tregun e hapur, do të kishte kushtuar shumë më tepër," tha Theofanusi. "Nëse Qiproja do të ishte e detyruar të merrte borxh nga Fondi i Stabilitetit Financiar Evropian, do të kishte presion nga Gjermania e Franca për të rritur nivelin e taksave që do të dëmtonte interesat ruse e ekonominë e Qipros," tha Demetriadesi. Theofanusi pranoi se Rusia po nxit gjithashtu interesat e saj në Qipro. "Askush nuk të jep 2.5 miliardë euro pa marrë diçka në kthim".