Nga shoferet tek kryeministri alibite e papranueshme te nje kryebashkiaku te deshtuar
Para nje muaji Edi Rama na tha se fajin e kishin qytetaret dhe shoferet kurse dje na tha se fajin e trafikut e ka Sali Berisha Po ky Rama e ka ndonje pergjegjesi ne kete bashki
Me date 12 tetor 2010 ne tryezen qe Bashkia e Tiranes dhe Universiteti Politeknik i Tiranes ne bashkepunim me shoqatat u mblodh per te diskutuar mbi ceshtjet e trafikut kreu i Bashkise Tirane Edi Rama deklaronte Ne kemi sot nje rrjet rrugesh kryesore dhe dytesore funksional dhe problemet e trafikut vijne nga keq-menaxhimi i levizjes dhe mosrespektimi i rregullave te qarkullimit ne te gjitha nivelet ne nivelin e drejtuesit te mjetit dhe ne nivelin e kembesorit cka perkthehet per te gjithe se fajin per trafikun e kane qytetaret dhe shoferet. Ky ishte Rama perpara nje muaji fiks.
Kurse dje shefi i opozites njekohesisht i bashkise na habiti me nervozizmin e dukshem kur na zbuloi nje komplot te qeverise kundra qytetareve te saj. Aq i tronditur ishte nga zbulimi saqe cdo shkencetar meteorologjik do ta merrte si model per traumen e zbulimit. Si nje here e nje kohe kur zbuloheshin grupe sabotatore kundra mireqenies se popullit socialist dje patem nje rikthim te ketyre tezave paranojake
Njeriu i pare i kryeqytetit politizon me dashje edhe shiun me teorine konspirative te denje per paranojat e Sigurimit se fajin na e ka Policia dhe Kryeministri Berisha. Por perkunder kesaj deklarate qytetaret e Tiranes ankohen cdo dite per keq-menaxhimin e trafikut nga Bashkia Tirane dhe strukturat e saj policore. Bashkia e Tiranes ka formuar me Komisariatin e Policise Rrugore ne Tirane si nje sh.p.k shoqeri me pergjegjesi te kufizuar per sigurimin e te ardhurave me karro-atreca dhe nga vendosja e gjobave per qytetaret.
Perkundrejt kesaj papergjegjshmeria e kreu te bashkise Tirane ka arritur kulmin pasi sheh konspiracione te orkestruar ku police solista luajne me punen e tyre si mashtrues per ti lene gjithe fajin e saj qe ndodhi dje ne dere e Qeverise kur dihet fare mire se eshte bashkia pergjegjese per trafikun ne qytetet. Dhe nuk eshte hera e para qe trafiku i Tiranes peson black-out pas nje shiu te furishem. Te akuzosh qeverine per bllokimin e trafikut ne Tirane vetem paranoja socialiste mund ta bente. Padyshim ne nje kryeqytet te rremujshem si Tirana qe ka kaluar nje 20-vjecar te papare zhvillimi dhe dyndjeje eshte veshtire qe fajin ta kete vetem bashkia. Por krye-bashkiaku krijon iluzione se dicka fshihet pas trafikut. Ne aspektin social Tirana ka disa karakteristika qe e perkeqesojne trafikun vetvetiu. Sherbimi i transportit publik eshte i dobet i mbi-perdorur dhe me nje mbipeshe te trafikut rrugor. Autobuset me tej jane plot dhe shpesh rruga ne autobus mund te jete shume e papelqyeshme.
Pertej kesaj perkeqesimi i trafikut ne Tirane eshte rezultat i planifikimit te dobet te bashkise por edhe i zhvillimeve te tjera si rritja e shitjeve te makinave dhe mbipopullimi i kryeqytetit. Trafiku eshte shembull perfekt i braktisjes se administrimit te Tiranes nga Edi Rama qekurse eshte ne krye te PS-se. Ed Rama njeriu qe votohet tre mandate radhazi ne krye te ketij institucioni as qe mendon per te zgjidhur kete super-ngerc ne kete kryeqytet porse vazhdon me nje indiference te denueshme te merret me garantimin e karrieres se vet ne parti duke folur per materiale zgjedhore.