E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roli i padiskutueshem i SHBA-ve

Perfaqesues shteterore te Kosoves te partive opozitare dhe ata te shoqerise civile thane se roli lehtesues i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne bisedimet ndermjet Prishtines e Beogradit eshte i domosdoshem per perfundimin e suksesshem te ketij procesi. Qytetaret nderkaq thane se e shohin Uashingtonin si ndares te drejtesise ndermjet Kosoves dhe Serbise.

Autoritetet kosovare duan te shohin nje rol aktiv ndermjetesues te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne bisedimet e ardhshme ndermjet Prishtines e Beogradit zyrtar.

Zyrtare te larte amerikane ritheksuan dite me pare mbeshtetjen e Uashingtonit per zhvillimin e bisedimeve ndermjet te dyja paleve mirepo ne Kosove thane se shnderrimi i kesaj mbeshtetjeje ne nje rol lehtesues te bisedimeve karshi atij te Bashkimit Evropian eshte i domosdoshem.

Ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi u shpreh ne favor te rolit lehtesues amerikan ne bisedimet me Serbine edhe pse me rezoluten e Asamblese se Pergjithshme parashihet qe rolin prires ne kete ceshtje ta kete BE-ja.

Konsiderojme se per te qene me te lehta dhe me te besueshme e me te suksesshme keto bisedime si lehtesues do te ishin edhe perfaqesuesit e Bashkimit Evropian edhe perfaqesuesit e Shteteve te Bashkuara te Amerikes u shpreh Krasniqi.

Shtetet e Bashkuara te Amerikes deri me tani kane qene te perfshira ne proceset kryesore diplomatike ndermjet Kosoves e Serbise si ne bisedimet ne Rambuje apo ne negociatat e Vjenes ne te cilat pervec perfaqesuesit te Bashkimit Evropian dhe atij te Rusise ne te ashtuquajturen Treshen Nderkombetare figuronte dhe i derguari i SHBA-se.

Drejtori ekzekutiv i Klubit per Politike te Jashtme Yll Hoxha tha se nuk ka pasur asnje proces te suksesshem negociator ne Ballkan pa perfshirjen e Shteteve te Bashkuara. Andaj sipas Hoxhes do te jete i padiskutueshem roli i Uashingtonit ne bisedimet ndermjet Prishtines e Beogradit. Ato raste kur Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane qene te paperfshira proceset zakonisht kane rezultuar me deshtim. Nese kjo eshte logjika e veprimit nese ky eshte parametri me te cilin do ti shohim zhvillimet e ardhshme atehere kjo tregon domosdone e investimit amerikan ne nje proces sepse ai eshte treguar celesi i suksesit ne proceset e kaluara vleresoi Hoxha.

Qytetaret e Kosoves i shohin sic u shprehen ata ndares te drejtesise Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne raportet ndermjet Kosoves e shtetit serb. Bedri Mehmeti shpjegon pikepamjen e tij Kosova ka pasur nevoje per drejtesi qysh prej shekujsh dhe besojme se kete radhe amerikanet po e ndajne drejtesine per Kosoven.

Mendim te ngjashem shpreh edhe Nazmi Pervetica Sipas mendimit tim jane ato SHBA-te qe na perkrahin me shume lidhur me drejtesine ne Kosove sesa Evropa.

Ish-anetari i ekipit kosovar ne negociatat e Vjenes njeheresh nenkryetar i Aleances per Ardhmerine e Kosoves Ardian Gjini tha se roli i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne dialogun Prishtine-Beograd nuk do ti demtoje interesat e Serbise.

Gjini theksoi se kerkesat e zyrtareve serbe qe flasin per futjen te faktoreve te tjere si Kombet e Bashkuara apo Rusia ne bisedimet ndermjet paleve vetem se do ti komplikonin punet.

Mendoj se keto kerkesa te cilat po i ben Serbia jane kerkesa te cuditshme per shkak se realisht Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk kane qene kunder interesave te Serbise te pakten jo kunder interesave te nje Serbie demokratike. Mendoj se jane vetem ceshtje te cilat shkojne drejt komplikimit kundrejt Kosoves dhe nuk kane te bejne me dicka tjeter tha Gjini.

Agjenda formati dhe koha e bisedimeve per sic thuhet ceshtje teknike ndermjet pales serbe dhe asaj kosovare megjithate nuk dihen.

Autoritetet kosovare paten thene se pas perfundimit te procesit te ardhshem zgjedhor ne vend do ti kene gati strukturat adekuate te cilat do te mund ti nisnin keto bisedime.

Ne Beograd thone se nisja e bisedimeve me Kosoven po zvarritet per shkak te zgjedhjeve te jashtezakonshme parlamentare ne Kosove. Ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi tha se pengese ne kontaktet dhe bashkepunimin ndermjet Kosoves dhe Serbise historikisht ka qene pala serbe e jo ajo kosovare.

Kosova ne asnje kohe e ne asnje faze nuk ka qene kunder bisedimeve me palen serbe.

Krasniqi theksoi rendesine per nisjen e dialogut permes shqyrtimit te ceshtjeve sic i quajti ai te lehta teknike.

Realisht ne duhet te fillojme por duhet te fillojme me keto bisedime qe jane me te lehta. Me nje fjale Kosova ne asnje kohe e ne asnje faze nuk ka qene kunder bisedimeve me palen serbe theksoi Krasniqi.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›