Korrupsioni rrenon e vret si kanceri

Njelloj si kanceri po te mos luftohet edhe korrupsioni rrenon. Ashtu sic rrenon kanceri qenien njerezore qofte se nuk mjekohet dhe luftohet po keshtu edhe korrupsioni rrenon nje shoqeri te lire dhe me krizen e fundit financiare qe pame krijoi nje cunam te vertet ekonomik dhe financiar boteror. Por e verteta eshte se kanceri po luftohet dhe kerkon guxim qendrim te kthjellet vendosmeri dhe vullnet te hekurt per ta mundur. Po keshtu edhe korrupsioni luftohet edhe beteja me korrupsionin fitohet edhe lufta me korrupsionin fitohet.
Nga
Sali Berisha
Korrupsioni eshte armiku nr. 1 i lirise te drejtave te mireqenies se qytetareve shqiptare tek ai qeveria ka nenen e te gjitha te keqijave te te gjitha fenomeneve te tjera. Prandaj eshte e rendesishme cdo perpjekje dhe nje lufte konstante e panderprere per te fituar betejen me kete fenomen i cili per kah demi dhe pasojat ne nje shoqeri mund te krahasohet plotesisht me nje proces neoplazik mund te krahasohet me kancerin. Njelloj si kanceri po te mos luftohet edhe korrupsioni rrenon. Ashtu sic rrenon kanceri qenien njerezore qofte se nuk mjekohet dhe luftohet po keshtu edhe korrupsioni rrenon nje shoqeri te lire dhe me krizen e fundit financiare qe pame krijoi nje cunam te vertet ekonomik dhe financiar boteror. Por e verteta eshte se kanceri po luftohet dhe kerkon guxim qendrim te kthjellet vendosmeri dhe vullnet te hekurt per ta mundur. Po keshtu edhe korrupsioni luftohet edhe beteja me korrupsionin fitohet edhe lufta me korrupsionin fitohet.
Ne qendrimin ndaj korrupsionit disa parime jane te domosdoshme. Zhvillimet e fundit te piramidrise boterore faktojne se korrupsioni eshte nje semundje gjenetike i ka rrenjet ne gjenet e qenieve njerezore ka ne baze babezine griden. Njeriu erdhi ne shekuj e mijevjecare si i tille. ka do te thote se ai duhet te mbrohet me te gjitha mjetet qe te mos bjere viktime e babezize viktime e lakmive te papermbajtura. Ne kete salle e kam theksuar dhe e theksoj krahasimin midis Rrapush Xhaferrit presidentit te fondacionit Xhaferri qe u thoshte shqiptareve se kur te mbaronte uji i detit mbaronin parate e Xhaferrit me presidentin e Northern Rock te bankes nder me kryesoret e Europes qe do tu jepte huamarresve 342 perqind te depozitave qe kishte. Dhe te dy keta ndryshimin si nata me diten ne shume aspekte. I pari ishte gjysmanalfabet sharlatan ndersa i dyti ishte nje kembrixhas brilant i elites financiare me te shquar te botes por te dy ishin vellezer siameze ne babezi gride. Te dy njeri i merrte me interesa marramendese tjetri i jepte me interesa marramendese por dhe qe te dy nje fat falimentimin.
Solla keto shembuj per te theksuar se luften kunder korrupsionit do te mund ta bejme me sukses ne rast se nisemi nga nje rregull nuk ka imunitet ndaj tij askush nuk eshte imun ndaj korrupsionit. Pa kete kusht lufta kunder korrupsionit nuk do te mund te jete e suksesshme. Nuk eshte fjala per imunitetet ligjore por se qenia njerezore si e tille cilado qofte dhe kudo qe te jete nuk ka imunitet ndaj tij. Rendesi te jashtezakonshme kane reformat te cilat bejne qe rrezja e diellit transparenca te penetrojne ne cdo qoshe ne cdo qelize et jetes publike apo private te shoqerise.
5 vjet me pare kjo qeveri ju premtoi shqiptareve qeverisje me duar te pastra dhe e shnderroi kete nje parim themelor te veprimtarise se vet ishte ne meriten e saj qe deklaroi se luften kunder korrupsionit do ta fillonte nga zyrat e saj dhe ne ate kohe Shqiperia ishte e zhytur ne korrupsion ishte nje nga 24 vendet me te korruptuara te planetit. Te shumte ishin ata qe shtruan pyetjen perse qeveria nuk po merret me ata qe ishin. Problemi ishte se keta qe erdhen mbi ate baze mund te krijonin nje katastrofe te vertete per vendin ta thellonin me tej ate proces. Ndaj qeveria e filloi me moton se luften kunder korrupsionit do ta niste nga zyrat e saj. Percaktuam disa kritere te reja te cilat nuk lejonin qe parate publike te perdoreshin per qellime personale apo private dhe kjo i dha mundesi qeverise ne nje rast unik te shkurtoje shpenzimet operative per administraten nga 3.2 perqind ne 1.8 perqind. Ne ju premtuam shqiptareve qeveri te vogel ne diete dhe beme nje shkurtim te dhimbshem prej 33 perqind te administrates dhe kete e beme para se gjithash e mbi te gjitha per te luftuar korrupsionin. Sa me e madhe siperfaqja publike dhe shteterore aq me i madh eshte korrupsioni. Kjo eshte e njohur.
Po ashtu zvogelimi i administrates eshte nje kusht madhor per luften kunder korrupsionit. Nuk kemi pasur asnje qellim tjeter ne ato shkurtime pervec luftes se ketij kanceri. Qeveria nderhyri ne nje seri ligjesh per te nxjerre administraten jashte konfliktit te interesit. Une mendoj se kjo nderhyrje ka qene shume e dobishme sepse perdorimi i pushtetit per te plotesuar interesat personale apo te familjes eshte nje nga mekanizmat baze te korrupsionit.
Ne cdo vendim te qeverise kriteri i pare ishte eshte e do te mbetet lufta kunder korrupsionit dhe ky eshte kushti i kushteve per sukses. Ne pamje te pare ne keto vendime te duket se po humbet. Po ju jap nje shembull te thjeshte. Dhjetera tarifa te marra se bashku mund te sillnin ne arken e shtetit edhe 50 60 apo 70 milion euro por po kaq perfundonin ne xhepat e zyrtareve. Keto u hoqen te gjitha dhe u be shume mire. Lufta kunder korrupsionit eshte e vlefshme per cdo cmim.
Ne keto perpjekje ne moren nje nga nje te gjitha procedurat dhe proceset. Korporatat tona te medha ishin trupa korruptive te vdekur ishin gjigande per Shqiperine por ne te cilat gelonin minjte e korrupsionit. Ne i privatizuam ato dhe patem shansin se i privatizuam ne kushte shume te favorshme. Por ju garantoj se privatizimi i tyre ishte i dobishem qofte po te behej edhe me nje euro per ti nxjerre jashte korrupsionit. Ne beme privatizime nder me te suksesshmit dhe kjo ishte shume e rendesishme per taksapaguesit shqiptare. Ne 4 vite ne privatizuam teresisht korporatat e medha dhe sot Shqiperia eshte vendi me privat ne Europe. Nuk ka asnje vend tjeter me me pak asete publike sesa shteti shqiptar. Gjithsej ai ka 6 diga 3 nder te cilat jane ne proces privatizimi shkollat dhe spitalet. Ne kemi perdorur privatizimin si nje rruge te suksesshme ne luften kunder korrupsionit. Ne kemi bere outsource te sherbimeve si inspektimi i automjeteve dhe ne fusha te tjera dhe kjo ka sjelle renie te ndjeshme. Korrupsioni nuk zhduket por ai luftohet.
Parate e korrupsionit ne sektorin publik jane ne taksa ne dogana ne prokurimet publike. Ne politikat dhe reformat tona ne keto fusha ne kemi percaktuar kriter themelor luften kunder korrupsionit. Ne ulem taksat dhe sot jemi vendi me barren fiskale me te ulet ne Europe dhe vepruam drejt. Ne ulem te gjitha detyrimet ne pergjithesi per rezultatet e te cilave do te flas pak me poshte. Por edhe nje here dua te theksoj se transparenca eshte kushti i te gjitha kushteve dhe kemi qene te suksesshem ne perdorimin e saj ne prokurimet publike. Me vullnet te hekurt ne u beme vendi i pare ne planet me 100 perqind prokurime elektronike. Me dhjetera vende me te pasura se Shqiperia mund ti vendosnin keto sisteme shume para nesh. Nje nga themeluesit e Transparency International do te shprehej ne nje takim nderkombetar se kryetari i bashkise se tij mund ta kishte bere dhjete here para Shqiperise nje procedure te tille por nuk e bente sepse donte ti orientonte fondet si te donte. Ne jemi sot nje vend e-takse dhe e-dogana.
Ne kemi pasur probleme madhore me pranimet ne universitete te cilat ishin panair i korrupsionit dhe sot ai eshte zero sepse pranimi ne universitete behet nepermjet nje sistemi te dixhitalizuar me zero ankesa dhe zero nderhyrje.
Korrupsion te madh ka pasur ne licencat dhe lejet. Dy te tretat e tyre i hoqem i shnderruam ne vetedeklarime dhe nje te treten qe mbeti e futen en sistemin e one stop shop per lejet dhe licencat sistem per te cilin dua tju garantoj se funksion ne menyre te shkelqyer. Dhe one stop shop per lejet dhe licencat jo kudo ka qene i suksesshem por ne Shqiperi ka sukses te plote. Ka shkurtuar disa here kohen e marrjes se tyre dhe ka ulur ne menyre dramatike ryshfetin e paguar per te.
Ka pasur korrupsion ne regjistrimin e biznesit paguheshin 4 mije euro 42 dite proces ndersa sot qytetaret shqiptare e regjistrojne biznesin me nje euro per gjysme ore dhe shume shpejt do ta regjistrojne nga shtepite e tyre.
Ka pasur dhe ka korrupsion ne shendetesi sepse duke theksuar keto nuk do te them kurre se jane nxjerre jashte korrupsionit asgje nuk ekziston jashte tij. Por ka nje renie dramatike te tij dhe studime shume serioze faktojne kete renie pas vendosjes se cmimeve te references per vizitat. Sikunder shume shpejt do te kalohet ne nje sistem tjeter te ri ku ne asnje rrethane nuk do te kete me kontakt per planifikim midis pacientit dhe mjekut.
Ka pasur dhe ka korrupsion ne sistemin e drejtesise por serish dixhitalizimi i te gjithe proceseve eshte shoqeruar me nje renie te padiskutueshme te ketij fenomeni.
Natyrshem reformat jane jetike dhe vendimtare per luften kund korrupsionit por ato nuk jane kurre te mjaftueshme ne rast se ligji nuk vepron me te gjithe forcen e tij tek ata qe abuzojne. Mendoj se nje nga zhvillimet madhore pozitive eshte kapitulli i ri i hapur jo nga nje gjykate apo prokurori antikorrupsion por nga nje Task Force e kryesuar nga nje prokuror fillimisht ne Tirane dhe me pas ne rrethe e cila ia ka dale te penalizoje mbi 200 zyrtare te larte e te rangjeve te tjera gjate ketyre viteve. Pra nga mos denimi eshte hapur nje kapitull ndeshkimi e denimi dhe ky eshte kusht vendimtar. Qeveria ka nje strategji te perpunuar bashkerisht me ekspertet me te mire shqiptare e te Keshillit te Europes te cilen po e zbaton ne te gjitha nivelet.
Duke qene i vetedijshem edhe nje here aty ku e nisa se korrupsioni mbetet armiku numer nje per shoqerine e lire shqiptare por ne bindjen time per cdo shoqeri me lejoni te bej nje ekspoze te rezultateve. Faktet predominojne mbi fjalor thote nje shprehje latine. Po i referohem taksave aty ku dhe jane parate. Zonja dhe zoterinj ne vitin 2004 me taksen e vleres se shtuar ky vend ka mbledhur 58 miliard leke ndersa ne vitin 2009 me gjithe krizen boterore dhe pasojat e saj mbi Shqiperine me te njejtin nivel ky vend ka mbledhur 110 miliard leke. Ne vitin 2004 me nje takse te nivelit 23 perqind te ardhurave personale buxheti i shtetit ka inkasuar 6.9 miliard leke ndersa ne vitin 2009 nga 6.9 jane inkasuar 27 miliard leke. Akcizat ne vitin 2004 jane inkasuar 15.8 miliard leke ne vitin 2009 jane inkasuar 34 miliard. Ne total para nisjes se kesaj beteje buxheti i shtetit inkasoi 97 miliard leke pas kesaj beteje 188 miliard leke. Ky eshte realiteti.
Tu referohemi prokurimeve. Para kesaj platforme 70 perqind e prokurimeve beheshin direkt. Sot 100 perqind e prokurimeve jane dixhitale. Pas ndalimit me vendim te prokurimeve direkte pati nje kursim ne total prej 15 perqind krahasuar me fondin vjetor limit. Pati nje shtese tjeter prej 15 perqind pas kalimit ne sistemin e plote dixhital nderkohe qe u shumefishua disa here pjesemarrja ne gare. Vetem per kete fakt te sistemit te prokurimeve elektronike Organizata e Kombeve te Bashkuara i dha Shqiperise cmimin e dyte ne bote pas Gjermanise e cila sigurisht e mori per probleme shume me komplekse. Nje rezultat tjeter ne fushen e biznesit eshte se Shqiperia renditet sot 27 perqind me lart se mesatarja e vendeve te OECD-se vendeve me te zhvilluara te botes persa i perket fillimit te biznesit. Pra mund te them se Shqiperia ka nje procedure pothuajse teresisht te cliruar nga korrupsioni. Edhe ne fushen e investimeve Shqiperia e cila nuk ekzistonte ne harten e investimeve te huaja ka firmosur tre vitet e fundit 6 miliard euro investime dhe sipas raportit te MIGA Bankes Boterore dhe IFC-se Shqiperia qendron 7 pike mbi mesataren e vendeve te OECD-se per lehtesite ne investime.
Shqiperia ka pasur nje mbeshtetje te fuqishme nga qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne luften kunder korrupsionit. Korporata e Sfides se Mijevjecarit me projektet e Pragut ndihmoi Shqiperine per instalimin e one stop shop per regjistrimin e biznesit per instalimin e sistemit te taksave elektronike dhe nje seri procedurash te tjera. Vitin e kaluar Shqiperia kaloi Pragun per shkak te suksesit te luftes kunder korrupsionit. Ajo nuk mori dhe nuk merr statusin Kompakt se Shqiperia nga vendet me te ardhura te uleta kaloi ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta dhe ligji i Kongresit Amerikan nuk e lejon qeverine amerikane te jape Kompaktin per vendet e ketij grupi.
Sistemi i drejtesise sigurisht ka korrupsion por zoterinj te pranishem ne qofte se dikush i referohet popullates se burgjeve sepse drejtesia flet me vendime ajo eshte rritur dy here ne keto 4 vite dhe kjo ne saje te vullnetit te prokuroreve dhe gjykatesve te vendit per te zbatuar ligjin. Ne qofte se Shqiperia sot eshte nje nga vendet me te sigurta kjo absolutisht edhe ne meriten e tyre te cilet kane zbatuar nje politike me tolerance zero ndaj krimit. Une nuk them se nuk ka korrupsion por nuk besoj se eshte ne interes te mohohet puna e nje grupi njerezish qe nuk jane aq numerike pasi te gjithe sebashku nuk bejne me shume se 700-800 vete ne te gjithe vendin. Ka korrupsion por ne kete sistem ka nje qendrim teresisht tjeter ndaj krimit dhe zbatimit te ligjit dhe pa kete qendrim absolutisht asnje prej ketyre sukseseve dhe arritjeve nuk do te kishin qene te mundura dhe reformat do te kishin mbetur ne leter.
Garantoj se keto arritje konsiderohen nga qeveria thjesht si nje stad nga i cili natyrisht beteja kunder korrupsionit do te mund te vazhdoje me sukses shume me te madh e te ndjeshem dhe sikunder gjer me sot parimet qe drejtojne dhe udheheqin kete lufte do te konsolidohen edhe me tej. I gjithe potenciali e gjithe rezerva jone e madhe qendron para se gjithash e mbi te gjitha ne luften kuder ketij kanceri qe nuk duhet te dobesoje qenien tone shoqerine tone prosperitetin e qytetareve tane.
Fjala e
mbajtur dje nga kryeministri ne konferencen per korrupsionin