E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tunizi, kërkohet dorëheqja e presidentit

Mijëra protestues dolën në rrugët e kryeqytetit të Tunizisë pavarësisht premtimeve të presidentit për dhënien fund të protestave një mujore.

Raportohet se të paktën pesë mijë persona janë tubuar para ministrisë së brendshme në Tunis, duke kërkuar që presidenti Zine el-Abidine Ben Ali të largohet menjëherë.

Ende nuk ka raporte për përleshje.

Ndërkohë, sindikatat kanë bërë thirrje për grevë të përgjithshme.

Ben Ali, i cili ka sunduar Tunizinë për 23 vjet, ka premtuar se do të largohet kur t`i skadojë mandati në 2014.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se më shumë se 60 njerëz e kanë humbur jetën në protestat sociale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›