E Shtunë, 31 Tetor 2026

Percaktohet formulari per regjistrimin e popullsise ne Kosove

Komisioni Qendror per Regjistrimin e Popullsise ka miratuar perdorimin dhe dizajnimin e formularit per regjistrimin e popullsise ekonomive familjare dhe banesave qe pritet te mbahet nga 1 deri me 15 prill.

Kryetari i ketij komisioni Rifat Blaku ka thene te enjten se Komisioni Qendror per Regjistrimin e Popullsise konform ligjit dhe rekomandimeve te BE-se ka lejuar perdorimin dhe dizajnimin e formularit baze per regjistrimin e xhiros se ardhshme te regjistrimit te popullsise njofton Kosovapress.
Me kete Republika e Kosoves shenon edhe nje progres sepse po hyn ne kuader te shteteve te cilat prodhojne statistika te besueshme qendrueshme te matshme dhe krahasueshme dhe eshte nje nga shtyllat teper te rendesishme per funksionimin e shtetit sepse me kete behet hapi teper i rendesishem per te prodhuar edhe statistika zyrtare oficiele si shtet te cilat qe nga OKB-ja dhe te gjitha organizatat nderkombetare do te jene valide - ka thene Blaku.
Blaku theksoi se kryetaret e komunave jane te obliguar qe ti formojne komisionet komunale per regjistrim qe do te perbehen nga nente anetare dhe kjo sipas tij eshte njera nder politikat qe do te mundesoje regjistrimin edhe te serbeve ne Kosove.
Edhe nje here po nenvizoj se projekti nuk eshte politik dhe nuk duhet te politizohet. Ne nuk jemi ata qe do te predikojme paraprakisht se kush dhe si do te pozicionohet aq me pak per serbet ose qendrimet e nje shteti tjeter - ka thene ai.
I pyetur se a do te kete formulari nje ndarje etnike ose fetare Blaku ka thene se formulari ka 41 pyetje baze dhe eshte i standardeve evropiane.
Ajo eshte pjese perberese. Prej dyzet e nje pyetjeve ne pyetesorin individual pyetja numer nente eshte ciles grup etnik apo kulturor i takoni dhe sipas Kushtetutes se Republikes se Kosoves personi i regjistruar mund te zgjedhe por edhe mos te deklarohet - ka thene Blaku.
Formularet do te shtypen ne gjuhen shqipe serbe turke dhe angleze. Regjistrimi i popullates ekonomive familjare dhe banesave pritet te mbahet prej 1 prill deri me 15 prill. Heren e fundit regjistrimi i pergjithshem i popullsise ne Kosove eshte mbajtur para 30 vjetesh.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›