E Diel, 1 Nëntor 2026

Te nderuar pronare dhe drejtues te mediave radiotelevizive. Me lejoni t'ju uroj mireseardhjen dhe te shpreh kenaqesine per angazhimin qe sebashku te normalizojme marredhenien e medias kryesore r

Te nderuar pronare dhe drejtues te mediave radiotelevizive.

Me lejoni t'ju uroj mireseardhjen dhe te shpreh kenaqesine per angazhimin qe sebashku te normalizojme marredhenien e medias kryesore radiotelevizive me qeverine, ligjin dhe me institucionet qe ligji i ngarkon te sjellin nje zhvillim te qendrueshem dhe nje konkurrence te ndershme ne tregun e medias, qe eshte nje nga aspektet e zhvillimit modern te shoqerise shqiptare, si dhe shfaqjes se aftesive te saj sipermarrese dhe konkurruese, qe ka perfshire te gjitha institucionet, shtetasit per perafrim dhe integrim ne boten moderne.

Une kam ndjekur me vemendje debatin e gjate publik, te zhvilluar hera-heres edhe me nervozizem, dhe ne thelb kam ndjekur te gjitha perpjekjet serioze te bera nga perfaqesues te disa kanaleve radiosh dhe televizionesh ne lidhje me parimin e te drejtes se autorit, shitblerjes se saj dhe per shqetesimin tone te perbashket per luften kunder fenomenit te piraterise radiotelevizive.

Me lejoni t'ju shpreh qe ne krye se kam pranuar me kenaqesi propozimin tuaj lidhur me kete fenomen dhe kam vendosur qe me nje konsultim paraprak te ekspertizes perfundimtare ta percjell per miratim ne Qeveri me autoritetin tim si Kryeminister ne mbledhjen e sotme

Une besoj se nuk eshte ekuivok pohimi i Kryeministrit dhe Kryetarit te mazhorances se media gezon liri qe mbrohet me ligj dhe kjo liri ka krijuar mundesine qe te japi kontribute te tilla, edhe si ky i sotmi qe eshte shprehje e vetdijes suaj per domosdoshmerine e vendosjes se rregullave te standarteve perendimore edhe ne kete fushe.

Une shpreh bindjen se ndryshimet e propozuara, qe jane bere dhe po behen me kontribute te perbashketa ne ligjin per radiotelevizionet publike dhe private ne Republiken e Shqiperise i hapin rruge nje procesi shume te rendesishem per te ardhmen e mbare shoqerise demokratike shqiptare per autoritetin e pakontestueshem dhe integral qe ka pushteti i medias ne zhvillimin kombetar dhe ne integrimin tone ne vlerat moderne.

Une besoj se jeni ju qe e dini me mire se kushdo tjeter, qe rruga e formimit te medias sone te pavarur nuk ka qene e lehte, madje ka qene shume e veshtire, prandaj vendosja e veprimtarise se saj ne nje kuader ligjor, aspak shtrengues, por te standarteve te kohes, qe ashtu si ne vende te tjera te perparuara garanton lirine, perben jo vetem shqetesimin tuaj, por edhe te Qeverise, te mazhorances qeverisese dhe, jam i bindur i te gjithe spektrit parlamentar, qe perfaqeson progresin dhe angazhimin politik per tu integruar ne boten euroatlantike.

Jam gjithashtu i qete ne pohimin se gjate kohes qe qeveris mazhoranca qe une drejtoj, pra ne vitet e fundit, mediat shqiptare kane perjetuar nje liri qe ka ardhur ne zhvillim, nuk ka ekzistuar me pare. Sot çdo qytetar qe hap televizorin vihet ne kontakt zgjedhjeje per shkak te pranise se nje numeri te pafund kanalesh televizive,apo e njejta gje ne valet e radios, te cilat funksionojne ne liri te plote. Po keshtu edhe ditet e pafund te medias se shkruar jane nje prove per kete realitet te zhvillimit pergjithsisht te mbare te medias se lire.

Ne, me lejoni t'ju konfirmoj, jemi te vendosur te vazhdojme te ecim ne kete drejtim dhe si shprehje e filozofise sone per progres, qe ne krye te heres, na ka karakterizuar angazhimi per te krijuar hapesirat e lirise, qe ky pushtet te fuqizohet dhe te behet realisht ashtu sikurse eshte bere, nje nga format me te rendesishme te shoqerise sone demokratike.

Me lejoni gjithashtu t'ju informoj se Qeveria ka ndermarre nje numer masash per ta lehtesuar veprimtarine tuaj nga pikepamja ekonomike dhe financiare gjithashtu. Ne po vazhdojme te identifikojme aspekte te lehtesimit te barres fiskale per median e lire, qe ajo te kete frymemarrje te lirshme edhe ne planin e resurseve dhe te menaxhimit te te ardhurave. Po kujtoj hapin e fundit qe beme per te diferencuar çmimin e energjise elektrike per median, duke e sjelle trajtimin e kesaj kategorie shoqerore, pra te medias, ne kategorite e shtresave ne nevoje, qe asistohen nga buxheti ne funksion te zhvillimit.

Ne e beme nje gje te tille, sepse dhe vete jemi te bindur se ne nje shoqeri demokratike ku pushteti i katert, siç eshte bere e modes te quhet, ka probleme atehere keto nuk mund te zgjidhen pa partneritet te administrates shteterore me ligjvenesit, per te garantuar nje ecje te suksesshme perpara.

Ne duam ashtu si ju qe tregu mediatik te karakterizohet nga nje mjedis i ligjshem dhe i konkurences se padiskriminuar. Nuk besoj se nuk e kuptojme bashkarisht se ky eshte nje aspekt i luftes qe ka ndermarre Qeveria dhe mazhoranca qe une drejtoj kunder informalitetit ne treg dhe ne shoqeri. Ne besojme se lufta kunder informalietit eshte jetike per te ardhmen e vendit, te institucioneve te shtetit apo te shoqerise civile, perfshi edhe mediat, si dhe per te permiresuar cilesine e jetes ne teresi, ne nje vend demokratik.

Pa nje ekonomi konkurente, te hapur, formale, ku mbi te gjitha levizin te mbrojtur ligjerisht jo vetem titujt e pronesise materiale, por edhe titujt e pronesise intelektuale, pra te se drejtes se autorit, eshte e pamundur te garantoje funksionimin e skemes se ligjeve dhe te detyrave qe kane shtetasit dhe institucionet ne nje shqoeri qe po europianizohet.

Une besoj se me miratimin e ketij projektligji qe vjen kryesisht si iniciative juaja dhe me vjen mire t'ju pergezoj per kete gje dhe sidomos me venien e tij ne zbatim, qe do te jete kryesisht me iniciativen e shtetit, te administrates dhe te autoriteteve ligjore te ngarkuara me kete qellim. Ne do te veme me ne fund rregulla te standarteve perendimore per nje aspekt teper te rendesishem, qe nuk eshte vetem ekonomik, por qe reflekton ndjeshem edhe ne cilesine e punes se vete mediave qe ju drejtoni.

Duke e mbyllur kete çelje, me lejoni t'ju konfirmoj qe ju kam pritur sot per te shfaqur pa ekuivok vendosmerine time si Kryeminister dhe si Kryetar i mazhorances, qe ta thellojme edhe ne te ardhmen kete proces, me iniciativa te partneritetit, qe shendoshin realitetet e medias, tregun mediatik dhe sipermarjen e ligjshme ne kete fushe.

Une besoj se ky do te jete nje nga kontributet me te rendesishme qe do te vazhdoje te konsolidoje proceset e perafrimit te Shqiperise me realitetet moderne.

Ju faleminderit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›