Sot, ne oren 17.00, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, filloi mbledhja e radhes e Keshillit te Ministrave, e cila pati si tematike kryesore "Miratimin e normave te reja per parandalimin e pir
Sot, ne oren 17.00, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, filloi mbledhja e radhes e Keshillit te Ministrave, e cila pati si tematike kryesore "Miratimin e normave te reja per parandalimin e piraterise dhe te konkurences se pandershme ne transmetimet radoitelevizive, si dhe per permiresimin e trajtimit ekonomiko-financiar te ushtarakeve dhe te familjeve te tyre".
Ne mbledhjen e sotme te Keshillit te Ministrave u miratuan keto projektligje:
U miratua projektligji "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin 8410, date 30.9. 1998, "Per radion dhe televizionin publik dhe privat ne Republiken e Shqiperise", i ndryshuar.
Ky projektligj i ndryshuar ka per qellim forcimin e masave per respektimin e se drejtes se autorit, te se drejtes televizive dhe detyrimit per blerjen e e programeve radiotelevizive, sipas akteve ligjore e nenligjore ne fuqi, çeshtej te cilat perbejne nje shqetesim te vazhdueshem te shprehur nga perfaqesuesit e operatoreve radiotelevizive shqiptare prane instancave shteterore.
Sipas te dhenave institucionale disa opreatore radiotelevizive e ushtrojne veprimtarine e tyre tregtare dhe ekonomike me lende te pare te pervetesuar. Disa operatore radiotelevizive transmetojne filma artistike, telenovelat, dokumentaret apo ndeshjet sportive pa u prodhuar apo shkembyer, ne perputhje me dispozitat ligjore ne fuqi. Kjo po shoqerohet edhe me prishjen e tregut te reklames , ku çmimet ne vendin tone jane disa here me te uleta se ato te tregut ballkanik dhe atij europian. Kjo tregon mosfunksionimin korrekt te veprimtarise ekonomike, duke shkelur konkurrencen e ndershme, sepse ne republiken e shqiperise ka operatore radiotelevizive qe blejne, sipas rregullave programet qe ata transmetojne. Nga ana tjeter, kjo situate, bie ndesh, me angazhime e vendit tone si anetar i Organizates Boterore te Tregtise (OBT), si dhe me proceset e asociimit ne Bashkimin Europian.
Per te shmangur kete fenomen u hartua ky projektligj, ne nenin 1 te te cilit percaktohen programet e ligjshme per transmetim, sipas legjislacionit juridiko-civil, si dhe sanksionohet detyrimi per depozitimin prane Keshillit Kombetar te Radios dhe Televizionit (KKRT) te dokumetacionit, i cili verteton te drejten e transmetimit te programeve, te shoqeruara me identifikimin teknik te tyre, te prodhuara, apo te shkembyera, ne menyra te tjera te ligjshme.
Neni 2 i projektligjit synon ndalimin e transmetimit te programeve me logon e stacioneve te huaja televizive, pevec atyre operatoreve qe u eshte njohur kjo e drejte nga ana e licensimit per transmetimin e programeve te ketyre operatoreve te huaj, me ane te perseritesve radiotelevizive dhe te transmetimit te programeve informative ne gjuhen shqip, te rregulluar me marreveshje, perjashtime te sanksionuara me ligjin 8410, date 30.9.1998.
Ne nenin 3 futet elementi i se drejtes se transmetimit te reklames, element ky i pashprehur ne ligjin baze dhe ne ndryshimet e tij.
Ndersa ne nenin 4 te projektligjit percakton sanksionet administrative ne rast mosrespektimi te detyrimeve te parashikuara. Gjithashtu projektligji percakton autroritetin per vendosjen e sanksioneve, i cili eshte Keshilli Kombetar i Radios dhe Televizionit, i cili vepron me nismen e vet apo ne baze te ankesave te subjekteve radiotelevizive. Sanksionet kane te bejne me vendosjen e gjobave, apo ne rast perseritjeje, me reduktimin e afatit kohor te licensave te transmetimit, deri ne heqjen e tyre dhe me sekuestrimin e shitjen e aparaturave te transmetimit.
Ndryshimet dhe shtesat qe behen ne projektligj sigurojne bazen e nevojshnme ligjore per t'i prere rrugen piraterise raditelevizive dhe per nje zhvillim te ndershem te konkurences, sipas parametrave europiane.
Keshilli i Ministrave miratoi gjithashtu projektligjin: "Per faljen e kamatvonesave te sigurimeve shoqerore, te papaguara".
Sipas projektligjit falen ne masen 100 per qind kamatvonesat e detyrimeve ndaj sigurimeve shoqerore, te papaguara, te ndermarrjeve dhe shoqerive me kapital teresisht shteteror, te ndermarrjeve dhe shoqerive me kapital te perbashket me shtetin, te personave fizike e juridike, private dhe te personave te vetepunesuar ne bujqesi.
Sipas projektligjit, pushohet ekzekutimi i vendimeve te gjykatave, qe kane marre forme te prere, deri ne daten e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, per pjesen e kamatvonesave te sigurimeve shoqerore, te papaguara, te cilat falen me kete ligj. Kamtavonesat e kontributeve per sigurimet shoqerore, te paguara para hyrjes ne fuqi te ketij ligji, nuk rikthehen.
Keshilli i Ministrave miratoi keto vendime:
Ne mbledhjen e Qeverise u miratua edhe vendimi "Per kalimin e sistemit te paraburgimit ne varesi te Ministrise se Drejtesise"
Ky projekt parashikon detajet e kalimit te sistemit te paraburgimit nga varesia e Ministrise se Rendit Publik nen varesine e Ministrise se Drejtesise.
Si hap i pare lidhur me kete ceshtje eshte miratuar Urdheri i perbashket i Ministrit te Drejtesise nr. Prot.5596, date 12.20.2001 dhe i Ministrit te Rendit Publik nr. Prot 3026, date 15.10.2001, i cili parashikon ngritjen e nje grupi pune i cili do te merrte ne shqyrtim gjendjen aktuale te sistemit te paraburgimit dhe do te pergatiste materialin informues perkates.
Grupi i punes e pasqyron gjendjen e ambienteve te paraburgimit dhe shperndarjen e tyre ne relacionin perkates.
U miratua vendimi "Per trajtimin e punonjesve te administrates se Albkrom, sh.a-se , qe shkurtohen nga privatizimi dhe dhenia me koncesion e industrise se kromit".
Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi: "Per miratimin e struktures e te niveleve te pagave te punonjesve te Agjencise Kombetare te Energjise dhe per disa ndryshime ne vendimet nr.726, date 21.12.2000, dhe nr.443, date 16.7.1998, te Keshillit te Ministrave"
Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi: "Per disa ndryshime ne vendimin nr.405, date 8.1.1996, te Keshillit te Ministrave,"per administrimin e rrjetit rrugor kombetar dhe rrjetit rural te Republikes se Shqiperise, i ndryshuar"
Invenstimet per zhvillim dhe ndertimet e rrjetit rrugor nacional ne keto vitet e fundit kane qene te konsiderueshme. Si rezultat i tyre jane rehabilituar rruge ekzistuse te cilat kane sjelle ndryshime ne gjatesi dhe permiresime ne parametrat gjeometrike.
Nga verifikimi i sistemit rrugor te Republikes se Shqiperise si dhe me kerkese te Autoriteteve Vendore, nje pjese e akseve rrugore permbushin kriteret per te kaluar nga rrjeti rrugor rural ne ate kombetar per vete rendesine e tyre ekonomike dhe sociale pasi lidhin qytete ose kalojne neper zona me nje popullsi te konsiderueshme.
Per keto arsye ne inventarin ekzistues prej 3221 km, te rrjetit rrugor kombetar ne administrim te Drejtorise se Pergjithshme te rrugeve duhet te shtohen segmentet rrugore me gjatesi totale 136 km, sipas Drejtorive te Mirembajtjeve perkatese.
Drejtorise se mirembajtjes rruga Librazhd: Librazhd-Stebleve 32 km. Rruge interurbane dytesore.
Drejtorise se mirembajtjes rruga Bulqize: Stebleve-Bulqize(Ura e Zallit)39 km. Rruge interurbane dytesore.
Drejtorise se mirembajtjes rruga Vlore: Kote-Kuce-k/Sarande 47 km. Rruge interurbane dytesore
Drejtorise se mirembajtjes rruga Sarande: d Borsh-k/Vlore 18 km rruge interurbane dytesore.
U miratua edhe vendimi "Per miratimin e listes se barnave, qe rimbursohen nga instituti i sigurimeve te kujdesit shendetsor, dhe masen e mbulimit te cmimit te tyre.
Lista e re e barnave qe rimbursohen permban 344 barna. Ne kete liste nuk jane bere ndryshime te rendesishme ne permbajtje. Me vendim nr. 1 dt.10.02.2003 te Komisionit te Listes se Barnave qe Rimbursohen ne listen e re eshte perfshire vetem nje bar i ri si princip aktiv.
Me vendim nr.2 dt.21.03.2003 Komisioni i Cmimit te Barnave ka miratuar cmimet reference te barnave te listes se re te barnave qe rimbursohen ku jane pasqyruar cmimet e deklaruara nga firmat farmaceutike importuese per vitin 2003 si dhe ndryshimet e kursit te kembimit te valutave te huaja. Cmimet e barnave ishin llogaritur sipas mesatares se kursit te kembimit te valutave te huaja per gjashtemujorin e dyte te vitit 2002 bazuar ne informacionin e Bankes se Shqiperise.
Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetsor do te percaktoje kufizimet ne perdorimin e barnave te listes. Kufizimet e perdorimit te barnave te listes jane kufizime ne indikacione, kufizime ne sasi, kufizime ne autoritetin mjekesor qe rekomandon barin, kufizime ne kohen e trajtimit, kufizime per mendimin e specializuar, kufizime ne moshe dhe kufizime sociale per perdorimin e barit ne nje grup te caktuar popullate.
U miratua edhe vendimi "Per nje ndryshim ne vendimin nr.13.1.2000, te Keshillit te Ministrave, ‘Per hapjen e shkolles pasuniversitare te Administrim biznesi" dhe ne vendimin nr.588, date 2.11.2000 te Keshillit te Ministrave, "Per hapjen e shkollave pas universitare, prane universitetit te Tiranes, universitetit politeknik, universitetit bujqesor dhe akademise se edukimit fizik dhe sporteve"
Ky vendim pasqyron tiparet dhe kerkesat e reja, te sotme dhe te perspektives, per shkollat pasuniversitare prane Universitetit te Tiranes. Kryesore nder to eshte rikonceptimi i burimit te financimit, duke e perafruar nivelin e tarifave te shkollimit pasuniversitar me mbulimin e kostos se ketij shkollimi.
Ne kete menyre do te arrihet qe:
Se pari ; te mbeshtetet, pa kufizime buxhetore, perfshirja e nje numri gjithnje me te madh specialistesh qe deshirojne t'i ndjekin ShPU-te, si nje aspirate e tyre per t'u kualifikuar dhe per te qendruar e kontribuar ne atdhe.
Se dyti: te forcohet niveli cilesor i ShPU-ve, duke kaluar nga sistemi me korrespondence ne ate me ndjekje te rregullt te formave perkatese te shkollimit nen udheheqjen me sistematike te stafit akademiko-shkencor te UT dhe te institucioneve bashkepunetore te tij, brenda dhe jashte vendit.
Se treti: te afrohet menaxhimi i shkollimit pasuniversitar me natyren dhe kerkesat e ekonomise se tregut, se ciles i sherben dhe shumica e kesaj kategorie shkollimi.
Se katerti: te realizohet ne permasa me te plota autonomia financiare e arsimit pasuniversitar, si nje pjese e rendesishme e sistemit te arsimit te larte.
Tarifat e reja te shkollimit ne ShPU do te jene faktor i rendesishem per zgjerimin dhe konsolidimin e sistemit te kualifikimit shkencor pasuniversitar, per aftesimin e stafit te ri akademik ne dobi te rritjes se nivelit cilesor te veprimtarise mesimore dhe kerkimore-shkencore ne univertitetet dhe ne shkollat e tjera te larta, si dhe ne tere sistemin kombetar te institucioneve shkencore.
U miratua vendimi "Per miratimin ne parim, te protokollit te vleresimit strategjik mjedisor"
Protokolli i Vleresimit Strategjik Mjedisor (VSM) eshte nje traktat i ri mjedisor nderkombetar nen te cilin vendet do te vleresojne pasojat mjedisore te planeve, programeve, politikave dhe legjislacionit te tyre shteteror.
Protokolli krijon mundesine per pjesemarrjen aktive te publikut ne vendim-marrjen qeveritare ne sektore te ndryshem te zhvillimit, duke filluar qe nga planifikimi i perdorimit te tokes, transporti e deri tek bujqesia dhe industria, duke mbuluar te gjitha llojet e aktiviteteve, qe nga rafinerite deri tek teleferiket e skive.
Vleresimi Strategjik Mjedisor krijon mundesine e identifikimit dhe parandalimit te pasojave te mundeshme mjedisore qe nga fillimi i procesit te vendim-marrjes ( p.sh duke zhvilluar me pare nje politike te qendrueshme per transportin se sa duke zvogeluar me pas pasojat mjedisore te ndertimit te nje rruge) dhe ngre lart objektivat mjedisore ne menyre qe te merren ne konsiderate barabar me ato socio-ekonomike, duke sjelle keshtu me afer zhvillimin e qendrueshem.
U miratua vendimi "Per miratimin e marreveshjes, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Keshillit te Ministrave te Bosnje-Hercegovines, per heqjen e vizave per mbajtesit e pasaportave diplomatike dhe te sherbimit.
Kjo marreveshje ka per qellim lehtesimin e qarkullimit ndermjet dy vendeve per personat qe jane mbajtes te pasaportave diplomatike dhe te sherbimit.
Marreveshja parashikon qe mbajtesit e pasaportave diplomatike dhe te sherbimit kane te drejte te qendrojne ne territorin e pales tjeter per nje periudhe maksimale prej 90 ditesh pa patur nevojen per pajisjen paraprake me vize. Gjithashtu parashikon qe mbajtesit e pasaportave diplomatike te punesuar ne misionet diplomatike ose konsullore dhe ne organizata nderkombetare do te marrin leje qendrimi ne shtetin prites pas hyrjes ne territorin e ketij shteti, me qellim kryerjen e funksioneve perkatese. Mbas kesaj, keta persona do te jene te lire te hyjne dhe te dalin ne territorin e pales tjeter pa pajisjen paraprake me viza. Ky rregull do te jete i vlefshem edhe per familjaret qe bashkejetojne me ta dhe qe jane mbajtes te pasaportave diplomatike dhe te sherbimit.
Kjo marreveshje do t'i sherbeje forcimit te metejshem te dypaleve, forcimit te besimit, solidaritetit dhe bashkepunimit midis dy vendeve tona si dhe forcimit te levizjes se lire te personave mbajtes te pasaportave diplomatike.
U miratua vendimi "Per miratimin, ne parim, te memorandumit te mirekuptimit, ndermjet qeverise se Republikes se Shqiperise dhe qeverise se Mbreterise se Bashkuar te Britanise se Madhe dhe Irlandes se Veriut, per drejtimin e stervitjes ushtarake e te trajnimeve dhe dispozitat e mbeshtetjes se vendit prites.
Pala britanike ka marre inciativen per paraqitjen e nje projekt memorandumi mirekuptimi ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Mbreterise se Bashkuar te Britanise se Madhe dhe Irlandes se Veriut "Per drejtimin e stervitjeve ushtarake dhe trainimin dhe dispozitat e mbeshtetjes se vendit prites".
Memorandumi i Mirekuptimit permban: perkufizimet, qellimin dhe fushen, dokumente te zbatueshme, pergjegjesite e vendit prites, pergjegjsite e forcave vizitore, perfshirjen e vendeve te treta. Logjistiken dhe financen, disiplinen dhe juridiksionin, komanden, komanden dhe kontrollin, ankesat dhe detyrimet, mbrojtjen dhe sigurimin e informacionit te klasifikuar, trajtimin mjekesor dhe dentar, procedurat hetuese per aksidentet dhe incidentet, trajtimi ne rast vdekjesh nga forcat vizitore, mbrojtja e mjedisit, komunikimet, zgjidhjen e mosmarreshjeve, amendamentet, data efektive dhe perfundimi.
U miratua edhe vendimi "Per ndryshimin e varesise se Klubit shumesportesh "Partizani" nga e Mbrojtjes te ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve.
U miratua edhe vendimi "Per miratimin e kontrates, ndermjet Ministrise se Ekonomise, ministrise se Rregullimit te Territorit dhe te Turizmit dhe shoqerise Aquamundo, GmbH, per administrimin e nderrmarrjes se ujesjelles-kanalizimeve, SHA, Kavaje.
Objektivat e kesaj kontrate jane:
- rritja e kohezgjatjes se furnizimit me uje te pijshem cilesor nga mesatarja aktuale 4-6 ore ne 24 ore ne dite.
- Rritjen e vellimit te sasise se ujit te matur, qe perfshin zvogelimin e sasise se ujit te pafaturuar dhe rritjen e lidhjeve te abonenteve te lidhur me matesa uji deri ne masen 100%.
- Rritjen e te ardhurave nga arketimet dhe arritjen e nivelit te qendrueshem prej 95% nga faturimet e klienteve.
- Uljen ne masen 20% te kostos se ujit te prodhuar, perfshire koston e personelit, per te perballuar te gjitha kerkesat per shpenzimet e operimit dhe te mirembajtjes bazuar ne nje strukture tarifore e pershtateshme.
U miratua edhe vendimi "Per miratimin, ne parim, te Marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe programit te Kombeve te Bashkuara per zhvillim (PNUD) per projektin "Planifikimi dhe eficenca e energjise ne rrethin e Korces"
Planifikimi i energjise, eficensa e energjise dhe shfrytezimi i burimeve vendore te energjise jane ceshtje qe do te jene te nje rendesie te madhe ne vitet qe do te vijne, per individet si dhe konsumatoret kolektive si bashkite dhe do te kontribuoje ne permirsimin e afatgjate te sektorit energjitik ne nivel rajonal. Aksesi i energjise mund te luaje nje rol kritik ne lehtesimin e arritjeve te Objektivave te Zhvillimit te Mijevjecarit dhe si i tille energjia lidhet me jeten e shume njerezve ne shume menyra dhe ne nivele te ndryshme, nga ai individual ne dimensionin e pergjithshem kombetar te zhvillimit.
Projekti do te synoje mbeshtetjen e menaxhimit vendor te burimeve te energjise dhe propozimin e rrugeve per permirsimin e situates se furnizimit me energji, nepermjet vleresimit te situates energjitike ne rrethin e Korces, kryerjen e studimeve te fisibilitetit per implementimin e masave te eficences se energjise ne bllokun ndertesave publike, duke mbeshtetur implementimin pilot te masave te eficences se energjise ne ndertesat publike te perzgjedhura dhe duke dhene udhezime, keshillime e ndihme ne ngritjen e kapaciteteve per planifikimin e energjise brenda nivelit te qeverisjes.
Sot, ne mbledhjen e qeverise u miratua vendimi "Per miratimin e amendamentit nr.1 te kontrates me ndarje prodhimi, nepermjet ministrise se Ekonomise dhe Shoqerive OMV (Albanien) Onshore Exploration GmbH dhe me Helenic Petroleum s.a, per kerkimin dhe prodhimin e hidrokarbureve ne blloqet 4 dhe 5, ne token shqiptare"
Kompania austriake OMV eshte e pranishme ne Shqiperi, qe prej vitit 1991, kur se bashku me kompanine gjermane Deminex, nenshkroi nje marreveshje per ndarje prodhimi me shtetin shqiptar per kerkimin e hidrokarbureve ne bllokun e Rodonit-1. Pas largimit te Deminex-it ne muajin korrik 1993, OMV vazhdoi e vetme kryerjen e operacioneve hidrokarbure ne kete bllok, tashme rolin e operatorit, duke kryer nje sere punimesh te perfshira ne kompleksin gjeologo-gjeofizik, si dhe shpimin e nje pusi kerkimi ne det. Mgjth rezultatet e pusit te shpuar nuk ishin pozitive, perseri kjo kompani nuk eshte larguar nga blloku, perkundrazi ka planifikuar vazhdimin e investimeve per kerkimin e naftes dhe gazit ne te.
Kompania OMV eshte e pranishme me operacione kerkimi edhe ne toke, pasi nenshkroi dy marreveshje te reja, perkatesisht per bllokun e kerkimit 1 si dhe per blloqet e kerkimit 4 dhe 5. Tashme, kjo kompani ka perfunduar fazen e dyte te punimeve sizmike ne blloqet 4 dhe 5, pasi faza e pare u krye gjate vitit 2000 dhe objektivi i tyre eshte qe ne fund te vitit 2002, te fillojne shpimin e nje pusi kerkimi ne toke, ne rajonin e Gjirokastres.