Nga vrasja e Tur Dajes deri te lufta ndaj shtetit
Historia e bandes se Lushnjes i ka fillimet ne vitin 1997. Organizata e Alfred Shkurtit alias Aldo Bare mbase nuk do te kishte ekzistuar nese ai ish-shoqerues i ministrit te Brendshem gjate viteve 1988ndash1991 nuk do te ishte i pranishem ne vrasjen e vellait te tij Ramadan Shkurti nga i forti i asaj kohe ne zonen e Myzeqese Artur Daja. Vrasjet filluan me ekzekutimin e Genci Kasharit Ramadan Shkurtit dhe Bardhyl Rabijes duke vazhduar me ekzekutimin ne sy te familjes te shqiptaro-maqedonasit Xhevat Demiri. Me pas vritet nga anetaret e bandes shtetasi Nimet Zeneli. Gjate kesaj kohe banda ekzekuton edhe persona te tjere ndersa qellimin kryesor arrin ta permbushe vetem me 21 tetor 1998. Artur Daja vritet dhe me pas i pritet koka qe shfaqet ne duart e anetareve te bandes ne qender te qytetit te Lushnjes. Ne fund trupit te pajete i vihet eksploziv. Tashme Bare ishte mbreti profesori apo sido qe e quanin njerezit e tij te cilet asnjehere nuk ia kthenin fjalen. Nga viti 1998 deri me 2006-n banda e krijuar dhe e drejtuar prej tij kryen dhjetera krime ndersa eshte nje nder trafikueset me te fuqishme te droges dhe armeve dhe kishte nen kontroll Lagunen e Karavastase dhe asete te tjera publike perfshi edhe kontrollin e ekipit te futbollit te Lushnjes. Banda tashme e konsideronte veten mjaft te fuqishme sa per tiu kundervene edhe shtetit duke sulmuar disa here krere te policise lokale e ne fund duke vrare inspektorin e krimeve Klenti Bano. Pas vrasjes se njerezve te Dajes ekzekutohen nga banda Artan Sulce Bledar Haxhia Nosh Gjeloshaj Alfred Pirra si dhe jane plagosur Bernard Linatopi dhe Bardhyl Kurti. E gjithe kjo e shoqeruar me trafikun e droges dhe armeve e te gomoneve qe niseshin nga Laguna e Karavastase dhe perfundonin ne brigjet e Italise. Sot tre shtete kane ceshtje te hapura ndaj anetareve te bandes ndersa ne Shqiperi dhe Itali jane marre vendime ndaj tyre.