E Diel, 1 Nëntor 2026

Kater police te Kosoves ndeshkohen per incidentin ndaj deputetes Vokshi

Ende vazhdon jehona e penalizimeve pas kerkeses se qeverise shqiptare ndaj autoriteteve te Prishtines

Policet e pikes doganore te Vermices te cilet detyruan deputeten e Partise Demokratike Albana Vokshi te kalonte disa ore ne Komisariatin e Prizrenit ne daten 14 nentor jane pezulluar nga puna. Lajmi behet i ditur nga mediat kosovare dhe theksohet se polici Bujar Shalaj dhe tre kolege te tij jane pezulluar nga detyra pa asnje afat. Nga ana tjeter nga Shalaj dhe te tjeret nuk kane as edhe nje deklarate per ngjarjen nisur nga fakti se detyra e tyre nuk e lejon prononcimin ne media. Pezullimi i ketyre policeve ishte paralajmeruar nga ana e deputetes demokrate Albana Vokshi e cila ne nje prononcim per mediat ne lidhje me incidentin theksoi se ajo priste marrjen e masave per nje ngjarje te tille. Vokshi shoqerimin e saj ne komisariat per shkak te konfliktit qe pati 12 dite me pare ne kufi e quajti nje ngjarje absurde dhe te shemtuar madje te orkestruar. Nisur nga ky perceptim per ngjarjen deputetja Vokshi paralajmeroi se se shpejti do te kishte zhvillime nisur nga fakti se qeverite e dy vendeve po merreshin me zgjidhjen e kesaj ceshtjeje duke bere edhe hetimin e saj te plote. Ne mbrojte te Vokshit doli edhe Kryeministri Berisha pak dite me pare. Sipas tij ngjarja e ndodhur ne kufi me Vokshin ishte e rende dhe policia dhe gjykata kosovare kishin treguar papergjegjshmeri. Nga ana tjeter kreu i qeverise tregoi se per kete ceshtje ate e kishte telefonuar edhe Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci i cili sipas Berishes kishte shprehur ndjesen per ngjarjen ndaj vete Berishes dhe po keshtu ndaj deputetes Vokshi. Nga ana tjeter per kete ceshtje mesohet se ka pasur bisedime intensive mes Ministrive te Brendshme te te dyja vendeve ku pala kosovare ka premtuar se do te beje nje hetim te plote dhe do te marre te gjitha masat ne lidhje me autoret e ngjarjes. Incidenti ne kufi ka ndodhur diten e diel kur deputetja demokrate e shoqeruar nga e motra Mimoza Vokshi dhe nga dy mikesha duket se kane kerkuar te kalojne permes nje procedure te shkurtuar kontrolli per ne Kosove. Por ne kufi duhet se kane hasur rezistencen e policise kufitare per sa i perket procedurave te pershpejtuara per te kaluar ne kufi kerkese e cila krijoi incidentin qe e la Vokshin per shume ore ne Komisariatin e Prizrenit. Po keshtu kjo gjykate i vendosi gjobe Vokshit me vlere 250 euro e cila sipas mediave kosovare nuk eshte paguar nga deputetja demokrate. Ngjarja e ndodhur ka krijuar buje te madhe ne mediat dhe opinionin publik te te dy vendeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›