U perurua sot qendra per autizmin Liri Berisha Qendra simbol i miresise dhe shpreses

Ne vendin tone eshte peruruar sot qendra rajonale per autizmin ne Shqiperi. Presidentja e fondacionit Femijet shqiptare Liri Berisha e konsideroi kete qender si simbol te miresise dhe shpreses qe nje numer i madh personash permes kontributit te tyre treguan ne vite per femijet autike. Ne fjalen e saj Liri Berisha tha se qendra do te sherbeje per trajtimin dhe edukimin e specialisteve te rinj dhe studenteve pasi jane hedhur hapat e para drejt kerkimit shkencor dhe tashme eshte drejt perfundimit te nje strategjie kombetare per autizmin. Ndersa pergjigjia me e mire per shqetesimet qe sjell e ardhmja eshte vendosmeria per te vazhduar me perkushtim kete mision te nisur. Nderkaq ministri Vasili ne fjalen e tij theksoi se per here te pare shendetesia shqiptare stabilizon nje raport te munguar ate te bashkepunimit mes biznesit dhe ideve per ceshtje te medha sic eshe autizmi. Te pranishem ne kete ceremoni ishin edhe bashkeshortja e kryeministrit kosovar Hashim Thaci si dhe ministra e deputete kosovare. Ne fund te aktivitetit jane shperndare cmime per disa nga kontribuesit kryesore per kete projekt si themeluesi i fondacionit Femijet shqiptare ambasadori i Kuvajtit ne Tirane Domenik Skalione etj.