E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngacmimet seksuale, 20 punonjëse lanë punën

TIRANË- Gjatë vitit që lamë pas rreth 20 punonjëse kanë denoncuar largimin e tyre të padrejtë nga puna dhe se janë ngacmuar seksualisht. Këto të dhëna bëhen të dituar nga Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku, ndërkohë që thuhet se ka edhe mjaft raste të tjera, që janë duke u shqyrtuar.

Nga ana tjetër ministri i Punës Spiro Ksera ka deklaruar se do të ndërhyhet edhe në Kodin e Punës me qëllim përfshirjen e masës së dënimit në lidhje me ngacmimet seksuale në punë. Deklaratat janë bërë gjatë nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit midis Ministrisë së Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Komisioner- it për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Me qëllim sigurimin e të drejtës së çdo personi për barazi përpara ligjit, barazi shansesh dhe mundësi për të ushtruar të drejtat e për të gëzuar liritë, është nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Gjithashtu marrëveshja synon mbrojtje efektive nga diskriminimi në fushën e punësimit, marrëdhëniet e punës dhe mbrojtjes shoqërore.
(Shkrimi sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›