E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikipedia shpëton, dhurime prej 20 milionë

Wikipedia një nga pesë site-t më të vizituar në botë, ka shpëtuar. Pas alarmit të lëshuar në nëntor për mungesë fondesh, enciklopedia online do të mbijetojë dhe në 2012, dhe do të shpëtojë falë 20 milionë dollarëve që është shuma e dhurimeve vullnetare. Enciklopedia ofron çdo muaj leximin e të paktën 20 milionë artikujve të redaktuar në mënyrë pjesëmarrëse në 282 gjuhë.

Nga 16 nëntori deri në 1 janar, ishte e pamundur të mos vije re banner-in e fushatës së mbështetjes në krye të çdo faqe të Wikipedia. Edhe vetë Jimmy Wales ka vënë fytyrën e tij për fushatën e mbledhjes së fondeve, ashtu si i gjithë stafi i tij i përbërë nga 80 të punësuar dhe mbi 100 mijë vullnetarë.

“Wikipedia është dicka e vecantë. Është si një bibliotekë apo si një park publik. Është si një tempull për mendjen. Është një vend ku të gjithë ne mund të shkojmë të mendojmë, të mësojmë, të ndajmë me të tjerët njohurinë tonë” – ka thënë Wales.

Ideja ka funksionuar dhe organizata pa qëllim fitimi, e cila nuk përdor asnjë pixel të faqeve të saj për publicitet, paraprin festën për 11 vjetorin e ditëlindjes së saj që ishte parashikuar për 15 janar.
Ka arsye për të festuar edhe për rekordin e dhurimeve, të arritur këtë vit që kalon atë të 2010 me katër milionë më shumë. Fushata shënon një trend pozitiv, që nga 2003 ka pasur vetëm rritje.

Një milionë përdorues kanë marrë pjesë në operacionin e shpëtimit, edhe me shifra të vogla pesë, dhjetë, njëzetë dollarë. Një fetë e mirë e dhurimeve ka ardhur nga bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin dhe e shoqja, të cilët kanë vendosur të dhurojnë vullnetarisht 500 mijë dollarë për çështjen.

Në bilancin e shpenzimeve të parashikuar për 2012 Wikipedia ka shënuar shifrën 28,3 milionë dollarë.
Edhe ngaqë interesi i përdoruesve është në rritje duke kapërcyer me shpejtësi kufijtë dhe grupmoshat. Nga 18 në 76 vjeç, europianë, afrikanë, aziatik, amerikanë, asnjë nuk mund ti shmanget fenomenit të informacionit të ndarë e pjesëmarrës që ndërtohet pikërisht mbi përdoruesit.

Wikipedia vazhdon të pranojë dhurime vullnetare edhe pse fushata është mbyllur zyrtarisht.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›