Video "Meta-Prifti", sot pretenca e Prokurorisë
TIRANE - Edhe këtë fillim viti video-përgjimi ka përplasur sërish Ilir Metën me Dritan Priftin ndërkohë që sot Prokuroria pritet të japë pretencën mbi Ilir Metën.
Por kreu i LSI-së Ilir Meta dje gjatë një konference për shtyp bëri të ditur se kjo çështje i takon së shkuarës ndërsa e quajti këtë proces një çështje të rëndomtë që i takon vitit që lamë pas. I pyetur rreth pretencës që pritet të jepet ditën e sotme për video-përgjimin Meta-Prifti, ai nuk ka pranuar të prononcohet rreth këtij fakti, por e anashkaloi.
Kreu i LSI-së mohoi faktin që në një mbledhje të Kryesisë së Tiranës janë shfaqur pasazhe nga një tjetër video e regjistruar nga z.Dritan Prifti.
"Nuk ka ndonjë mbledhje kryesie të LSI-së që të jetë zhvilluar dhe jam i habitur me imagjinatën tuaj, por ndoshta nuk kemi burime të sakta të informacionit dhe mbetemi të hapur për të bashkëpunuar me ju ngushtësisht për të ardhmen", - u shpreh ish ministri i ekonomisë Ilir Meta.
Por e menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e ish-ministrit tjetër të Ekonomisë Dritan Prifti. Në lidhje me konferencën e Metës reaguar edhe deputeti Dritan Prifti, që ka thënë se kreu i LSI po bën shantazhe përpara se të jepet pretenca. Prifti tha se sapo të mbyllet kjo çështje, Metës do i hapet një tjetër.
"Ilir Meta ka dalë në konferencë shtypi për të folur për prioritetet e LSI dhe se ky do jete vit suksesesh për shqiptarët. Ky hajdut hipokrit sot ka shfaqur në një mbledhje të LSI paradite disa pjesë të shkëputura dhe pa zë të videos Prifti Beqiri. Ky hajdut me çizme përpiqet të bëjë shantazh ndaj meje një ditë para pretencës që do jepet nesër nga prokuroria në gjyqin ndaj tij. Sa të mbyllen hetimet shqiptareve do tua tregoj unë ketë video. Do t'i tregoj pjesët me zë dhe figurë që censuron Meta dhe si ai trajton marrëdhëniet me miqtë dhe ndërkombëtaret. Meta s'ka shpëtim. Pasi t'ia mbyllë gjykata me lek ketë çështje, atij do t'i hapet tjetra menjëherë. Do t'ju tregoj me zë dhe figure vjedhje të reja dhe të vjetra të çiftit Meta- Kryemadhi. S'ka burrë që më bën mua shantazh. Do ishte mire që kryesia ta dëgjonte videon me zë dhe të plotë për të kuptuar se cili është kryetari i tyre. Unë angazhohem që 2012 të jete viti i transparencës dhe të vërtetës për çdokënd që pretendon të qeverisë këtë vend",- thuhet në deklaratën e Priftit.
(er.nu/GazetaShqiptare/BalkanWeb)