E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngacmimet seksuale në punë. AP: Shefat të dënohen me 10 vjet

_ngacmimet_seksuale_ne_pune_Ngacmimi seksual apo dhuna seksuale në punë nuk konsiderohen vepra penale në vendin tonë, ashtu siç konsiderohet abuzimi seksual në familje. Në Shqipëri nuk ka të dhëna mbi këtë fenomen sepse viktimat kanë frikë të denoncojnë, druajnë në humbjen e vendit të punës apo në besimin në gjetjen e një zgjidhje pasi kanë denoncuar një rast të tillë. Një studim i publikuar dy ditë më parë nga Ministria e Mbrojtjes dhe UN Woman raportoi për 14 raste të abuzimit seksual mes kolegësh në radhët e forcave të armatosura.

Raporti nënvizonte se 11 ishin femra dhe 3 meshkuj (anketimi u bë ndër 170 punonjës të forcave të armatosura të Shqipërisë). Nisur nga ky fenomen i fshehur, i pa denoncuar, institucioni i Avokatit të Popullit i ka rekomanduar Ministrisë së Drejtësisë që çdo punëdhënës që ngacmon seksualisht vartësit të dënohet me 5 deri në 10 vjet heqje lirie.

Ekspertja në insitucionin e Avokatit të Popullit Juliana Cici tha se konsiderimi i ngacmimit seksual dhe moral punëdhënës-punëmarrës si një vepër penale do të frenonte raste të tilla. E ndërsa në Shqipëri nuk ka statistika për denoncime të tilla në botë raportet e fundit theksojnë se 91 % e viktimave të ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale janë femra, dhe 9 % janë meshkuj. Raporti i fundit i departamentit të drejtësisë në SHBA ka vlerësuar se 8% e ngacmimeve apo abuzimeve seksuale ndodhin në vendin e punës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›