Dy të vdekur dhe një i plagosur në tre aksidente, mes tyre një fëmijë
Pogradec- Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëmku një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një autmojet.
Sipas burimeve të policisë, viktima, Griseld Kacorri ishte duke lëvizur me biçikletë në aksin Pogradec-Tishemisht teksa është përplasur nga një automjet tip Curysler.
Policia ka bërë edhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit,shtetasit Xhoi Buzo.
Sakaq që dy aksidente të tjera janë shënuar gjatë natës dhe në mëgjes në Tiranë e Elbasan. Një kalimtar është plagosur në gjendje shumë të rëndë në Elbasan nga përplasja e një automjeti.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Gurbardh, ndërsa i aksidentuari i cili ende nuk është identifikuar ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Blutë e qytetit nisën hetimet për kapjen e autorit që është larguar nga vendi i ngjarjes pa i dhënë ndihmën viktimës.
Ndërsa në orët e para të mëngjesit të së premtes, në mbikalimin e Kmzës një tjetër person ka humbur jetën pasi edhe ai ëhstë përplasur nj\ga një automjet. Nuk dihet identiteti i tij teksa policia ka nisur hetimet.