E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas divorcit, burri dhunon gruan e tij në gjykatë!

Dhuna në familje kthehet në normë, burri rreh gruan, nëna plagos të birin

gjykataDuket se nuk ka të ndalur dhuna ndaj femrave këtë muaj në vendin tonë. Madje ka arritur deri në atë pikë, sa tani dhuna ndaj femrave për ironi të fatit bëhet edhe brenda ambienteve të drejtësisë, pasi dje një një burrë ka dhunuar gruan e tij brenda në gjykatë, pak minuta pas përfundimit të procesit të divorcit.
Ngjarja
Genci Sefo ka qëlluar me shpullë ish-gruan e tij në hollin e Gjykatës së Tiranës, vetëm pak minuta pas kishte përfunduar seanca gjyqësore që i ka dhënë fund ligjërisht martesës së tyre. Bashkëshortët kishin marrë pjesë në seancën që i dha kujdestarinë e fëmijës gruas, e cila më pas ka denoncuar burrin në komisariatin nr 2, për dhunën e ushtruar në publik ndaj saj. Policia ka shpallur në kërkim Genci Sefon.
Krimi tjetër
Një tjetër krim në familje ndodhi dje në Tiranë. Një burrë mbeti i plagosur nga nëna e tij gjatë një grindjeje në familje, në fshatin Domje. Ramazan Loka, 48 vjeç, u godit me thikë nga nëna e tij, H. Loka, 77 vjeçe. I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak nga bashkëshortja e tij.
4 gra të vrara në 10 ditë
Vala e krimit në familje ka përfshirë vendin që prej fundjavës së kaluar. Katër gra humbën jetën, një burrë dhe një grua tjetër gjenden në spital, kurse të dyshuarit janë arrestuar dhe nën proces hetimor. Krimi i parë ndodhi të shtunën e kaluar në Tiranë, kur Genci Çarçani akuzohet se pasi e denoncoi ish-bashkëshortja Valbona Çarçani për dhunë psikologjike, e ka vrarë me thikë pas sherrit në mes të rrugës. Kurse të hënën në mëngjes, në Fushë-Mamurras, për xhelozi, Marjan Lleshi masakroi me dru dhe më pas me thikë, bashkëshorten e tij Valbona Lleshi. I dyshuari pretendonte se gruaja 17 vite më e re nga ai, dilte pa leje. Po atë ditë, te Kodra e Priftit në Tiranë, për shkak të alkoolit, gjendjes ekonomike dhe xhelozisë, Ilirjan Cani vrau me armë gruan Alketa Cani dhe tentoi flijimin. Po ashtu të dielën në mbrëmje në fshatin Hekal Të Tiranës Ersi Gjosha vrau bashkëshorten e tij A. Gjoshi me thikë për arsye xhelozie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›