Ngacmimet seksuale në punë, i akuzuari tani duhet provojë të kundërtën
Me ndryshimet e reja në Kodin e Punës, pritet që të bëhet me e lehtë që të akuzosh eprorin për ngacmim seksual. Deri më tani ngacmimi seksual në punë ndalohej në përgjithësi, por tani barra e provës do të bjerë mbi të akuzuarin, që do duhet të provojë të kundërtën. Megjithatë ligji është ende në fazë diskutimi.
Ndër propozimet e tjera janë edhe ato për të bërë të detyrueshme lejen vjetore, e cila nuk këmbehet me para. Po ashtu, një bashkëshort merr tre ditë leje kur e shoqja lind dhe këto ditë paguhen. Kush punon më shumë gjatë festave zyrtare, merr një pagesë 125 përqind. Në rast largimi pa shkak nga puna, periudha e dëmshpërblimit fillon kur çështja dërgohet në gjykatë deri në dhënien e një vendimi të formës së prerë. Kur lajmërohet për largim nga puna, punonjësit i duhen lejuar katër orë pune të paguar në javë për të kërkuar një punë të re.