E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ngadalësohet rritja e kostove në ndërtim, pagat u rritën me 6,2%

TIRANË, 3 shtator/ATSH/ Në tremujorin e dytë të këtij viti, kostot në sektorin e ndërtimit u rritën 1,1%, krahasuar me 2,5% një vit më parë, çka tregon një ngadalësim të ritmit të rritjes së çmimeve.

Rritja më e madhe e kostos gjatë këtij viti është për pagat me 6,2%, ndjekur nga makineritë me 2,2% dhe transporti me 1,4%.

Ndërkohë, çmimet e materialeve të ndërtimit kanë rënë lehtë, me 0,7%. Rritjen më të lartë e patën materialet elektrike dhe të komunikimit, me respektivisht 1,8%.

Krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, ndërtimi është shtrenjtuar 0,4%, kryesisht si efekt i rritjes së shpenzimeve për paga me 1,6%.

Ndërsa shpenzimet për makineri dhe transport u rritën përkatësisht me 0,5% secili.
Nga ana tjetër, shpenzimet për materiale shënuan ulje me 0,1%.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›