E Hënë, 2 Nëntor 2026

AZHBR me ekspertët e BE-së, diskutime për menaxhimin e IPARD III

TIRANË, 3 shtator /ATSH/ Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme për Bujqësinë (DG Agri) dhe Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), organizoi një seminar të specializuar mbi menaxhimin e riskut dhe parandalimin e parregullsive në kuadër të Programit IPARD III.

Seminari u zhvillua me pjesëmarrjen e drejtoreshës së AZHBR-së, Ardita Kuçi, si dhe të përfaqësuesve të Delegacionit të BE-së në Shqipëri e strukturave të përfshira në zbatimin e programit.

Kuçi tha se në fokus të takimit ishin: Mekanizmat e kontrollit dhe raportimit në administrimin e fondeve IPARD; praktikat më të mira për identifikimin dhe parandalimin e parregullsive; përdorimi i mjeteve teknologjike për rritjen e transparencës dhe integritetit në proceset e menaxhimit.

Takimi shërbeu për shkëmbim përvojash me ekspertët evropianë. Ky aktivitet shërbeu si një platformë ndërinstitucionale për diskutimin e përbashkët të sfidave dhe zgjidhjeve në zbatimin e Programit IPARD III, duke mundësuar shkëmbimin e njohurive dhe përvojave me ekspertët evropianë të fushës.

Drejtoresha Kuçi në fjalën e saj theksoi rëndësinë e angazhimit të të gjithë aktorëve në ruajtjen e standardeve të BE-së dhe sigurimin e një zbatimi transparent, efektiv dhe të qëndrueshëm të fondeve të mbështetjes për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

AZHBR vijon të jetë një aktor kyç në garantimin e integritetit dhe besueshmërisë së programeve të financuara nga BE, duke rritur kapacitetet vendase për menaxhim të përgjegjshëm të fondeve dhe duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare.

1 nga 4

/r.e//a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›