E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngadhnjimi i plotë i demokracisë amerikane

Ata që deri dje kishin menduar se demokracia është vetëm një formë e qeverisjes si gjithë të tjerat, tani nuk besohet se do mendojnë kwshtu. Ajo ka marrë tani një formë të re të saj, ajo ka arritur t’i zbulojë tërë kapilarët e zonat e veta të vjetra, në të cilat ka kaluara liria, barazia, e drejta dhe paqja e një kombi siç është kombi amerikan. Bazamenti kryesor i mbështetjes së demokracisë amerikane ishte, është dhe do jetë barazia, liria dhe respektimi i të drejtave individuale e civile. Liria dhe barazia janë dy shtylla të rëndësishme me të cilat SHBA arriti që demokracinë e saj si sistem qeverisjeje ta perfeksionojë, duke e ndezur gjithnjë këtë dëshirë dhe këtë veprim që çdo qytetar të konsiderohet si një mundësi pa marrë parasysh elementet natyrore apo prejardhjen e tij, apo ngjyrën etj etj. Ajo çka ndodhi më 20 janar në SHBA është një revolucion dhe një kulm i demokracisë, lirisë dhe barazisë në këtë kontinent dhe në këtë djep të demokracisë moderne e përparimtare. Ky revolucion i madh dhe ky kulm i demokracisë amerikane është një fakt i vazhdueshëm, i vjetër dhe i përhershëm që njihet në historinë amerikane. SHBA është një shoqëri demokratike ku themelet e saj i ka në trashëgiminë e artë të së kaluarës së atyre që udhëhoqën këtë rrugëtim të arritjes së barazisë, lirisë dhe kulmit të demokracisë.
Sepse pa një zhvillim të shkallëzuar që nga koha e Abraham Lincoln e këndej zor se do kishim këtë arritje që e mrekulloi aq botën, duke e bërë atë që të mendoj, se a thua vërtet SHBA është çelësi i të gjitha problemeve globale, ajo mund të thuhet se është vërtet një komb që tani ka arritur barazinë e kushteve dhe dhënien e shijes së plotë të barazisë dhe institucioneve të lira të saj. Ky fakt i zgjedhjes së presidentit të 44-t të SHBA si president i parë me ngjyrë, Barack Obama është kanalizim i ndërgjegjes, i lirisë, i barazisë dhe i ngadhnjimit të plotë të demokracisë amerikane. Gjithashtu zgjedhja e presidenti Obama është një ecje mbresëlënëse edhe për vendet e tjera që ta zgjojnë ndërgjegjen dhe ta pranojnë në mënyrë të plotë çështjen e barazisë, lirisë dhe demokracisë si një mundësi e pakufishme e atyre që dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj shoqërie kulmore të të drejtave dhe lirive demokratike, individuale e civile të të gjithë qytetarëve të vet. Ky zhvillim i shkallëzuar i barazisë dhe lirisë që ka ndodhur në SHBA është edhe një fakt tjetër shumë i rëndësishëm se ky vend më shumë e ka konsidruar barazinë si diçka hyjnore dhe tiparet e lirisë dhe të të drejtave si një fakt të rëndësishëm hyjnor. Ajo nuk do mund të arrinte këtë shkallë të fisnikërisë dhe ngjitjes së madhe po të mos e kishte këtë frymëzim të gjallë që çdo ditë kërkon që truri dhe shpirti amerikan të ushqehet me këtë burim siç është Bibla. Betimi që bëhet mbi Bibël është një besnikëri dhe një premtim i matur që i bëhet njerëzimit, vendit dhe kombit të tij e jashtë tij duke matur thellë fuqinë e brendëshme me atë të mundësive të jashtëme që ka SHBA në strategjinë e saj për të sjellë paqen dhe demokracinë në vendet ende në shpellën e primitivizmit historik, por kjo çdo herë vjen si rezultat i bekimi që i jep Zoti Jezus këtij kombi me një trashëgimi të kolosale kulturore, sociale, ekonomike, shpirtërore dhe politike. Me dhënien e mundësisë së presidentit Barack Obama si një njeri me ngjyrë tregon gjithshtu një mosndalje në rrugën që ka perfeksionuar demokracinë, barazinë, lirinë, saqë kundërshtarët e saj që sot janë të hapur dhe të fshehur janë aq të dobët karshi kësaj fisnikërie të madhe amerikane të demokracisë kulmore dhe strategjisë së qartë si dhe vizionit të madh për një botë të sigurtë. Ju e dini dhe keni lexuar se që kishte shkruar Aleks dë Tokëvill në Librin e tij “Mbi demokracinë në Amerikë”, në lidhje me këtë komb që ai kishte zgjedhur për ta zbuluar thelbin e demokracisë së tij dhe arritjes së madhe në historinë e njerëzimit, ai nënvizonte kështu se “kam zgjedhur pikërisht atë popull (amerikan-shënimi im) tek i cili ky revolucion arriti zhvillimin e tij më të plotë dhe më të qetë; këtë e bëra në mënyrë që, së andejmi, të shquaja qartë rrjedhojat e tij të natyrshme dhe të dalloja, nëse ishte e mundur, mjetet për ta bërë atë të dobishëm për njerëzit”.
Pra është pikërisht kjo që na tregon Tokëvili se shoqëria demokratike amerikane kishte ngadhnjyer nga sistemi i mëparshëm dhe kishte arritur që ta ndërtonte këtë sisitem që sot e ka si një “orë” që funksionon sipas asaj që çdo njeri ka vendin e tij në botë dhe se çdo kush do mund të përfitoj nga kjo lumturi që i ofron ky shtet barazitar dhe i liri në të drejta të natyrshem dhe qytetare.Këtë revolucion apo këtë kulm të demokracisë, lirisë dhe barazisë amerikanët e shohin si një vepër të rëndësishme dhe të një ndërgjegje të natyrshem dhe historike që ky komb ta vë në jetë dhe ta plotënoj demokracinë në kuadër të një shteti barazitar.
Dhe krejt në fund duhet ditur se barazia dhe liria kanë në thelbin e tyre pasione të pangopur dhe kërkuese, këto pasione mund t’i zbulojmë dhe t’i vëmë në jetë vetëm duke i dhënë secili në mënyrë të veçant kënaqësinë sublime dhe mundësinë e madhe të lumturisë, pastaj duke i dhënë lirinë e shijuar në oborrinë e saj dhe arbitërinë e lirisë si një shpresë dhe vizion i moskapërcimit të pragut apo të mosteprimit të lirisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›