Zveçani dhe Zubin Potoku mbajnë zgjedhjet lokale ndaras

Zgjedhjet lokale, organizimin e të cilave nuk e ka përkrahur Beogradi dhe mbajtjen e të cilave e ka kundërshtuar bashkësia ndërkombëtare dhe Kosova, do të mbahen të dielën në Zveçan dhe në Zubin Potok ndaras nga zgjedhjet presidenciale e parlamentare, njoftojnë mediat serbe.
Zgjedhjet lokale në këtë dy komuna të Kosovës veriore nuk do të mbahen në hapësirat ku votohet për zgjedhjet presidenciale e parlamentare sepse kjo do të rrezikonte procesin në të cilin është përfshirë OSBE, ka thënë kryetari i komisionit komunal zgjedhor në Zveçan Mirjana Vasiç.
Homologu i saj në Zubin Potok Rada Kapetanoviç ka deklaruar se këto zgjedhje lokale do të mbahen edhe në këtë lokalite, por ajo ty ku zgjidhen parlamentarët dhe kryetari i Serbisë.
Kapetanoviq ka shtuar se zgjedhjet lokale në Zubin Potk do të zhvillohen në 24 vendvotime dhe se numërimi tyre do të zhvillohet në vendin e mbajtjes së zgjedhjeve e jo në Vranjë e në Rashkë siç do të bëhet me zgjedhjet parlamentare presidenciale të Serbisë.