Arrestimet, protestë paqësore sot në Shkup

Zhvillohet sot në Shkup një protestë paqësore për të kundërshtuar arrestimet e shqiptarëve disa ditë më parë si pjesë e një rrjeti radikal islamist.
Sipas mediave shqiptare në Maqedoni protesta do të nisë pas faljes së namazit të xhumasë në Shkup dhe do të nisë nga nga Xhamia Jahja Pashë.
Lajmërimi është bërë në rrjetet sociale ndërsa apelohet që qytetarët të marrin pjesë masivisht në këtë protestë në shenjë revolte kundër arrestimeve të familjarëve shqiptarë, që shfaqen nëpër media dhe akuzohen si pjesë e rrjetit radikal islamist. Nuk dihet se kush është organizator i protestës.