E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngecje ne diplomaci

Ne vitin qe po leme pas Kosova eshte njohur vetem nga tete shtete te botes. Me 19 nentor shteti i Tuvaluse shenoi njohjen e fundit duke cuar ne 72 numrin e vendeve qe kane pranuar shtetesine e Kosoves.

Ish-ministri i Puneve te Jashtme Skender Hyseni thote per radion Evropa e Lire se institucionet e vendit kane shfrytezuar te gjithe mekanizmat per te siguruar njohje.

Une ju siguroj qe te pakten nga ana e Ministrise se Puneve te Jashtme - per aq kohe sa ajo eshte udhehequr nga une - eshte bere cdo gje qe ka qene e mundshme qe te sillen njohjet. Ne kete kuader njohjet kane ardhur per aq sa kane ardhur. Mirepo pershtypja ime eshte se ceshtja e njohjeve po interpretohet ne menyre shume te thjeshtesuar nderkohe qe eshte nje problem shume kompleks - thote Hyseni.

Diplomacia kosovare vazhdimisht ka qene ne thumb te kritikave nga ana e shoqerise civile. Kjo e fundit ka kritikuar per mungese te strategjise per lobim.

Por ish-ministri Hyseni edhe sot i hedh poshte keto verejtje duke thene se vonesa e njohjeve ndodh per shkak te interesave te shteteve vec e vec. Kosova nuk ka mundur te beje asgje me shume. Njohjet nuk mungojne si pasoje e mungeses se aktiviteteve dhe punes se institucioneve te Kosoves - absolutisht jo. Njohjet mungojne per arsye te tjera... Shtete te ndryshme kane arsye te ndryshme ne rrafshin global... Duhet ta shihni kete problem edhe ne kete menyre - ne nje rrafsh te perplasjeve te ndryshme ne bote e qe diku ndeshen edhe ne kurriz te Kosoves - thote Hyseni.

Me 22 korrik Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ka konstatuar se pavaresia e Kosoves nuk ka shkelur te drejten nderkombetare. Pas ketij vendimi vetem 3 vende kane njohur shtetin e ri ndonese pritjet e Prishtines zyrtare ishin te medha.

Drejtori Ekzekutiv i Klubit per Politike te Jashtme Yll Hoxha thote se diplomacia kosovare nuk ka ditur te shfrytezoje ne favor te sajin mendimin pozitiv te GJND-se. Hoxha e quan te pamjaftueshem angazhimin e Ministrise se Puneve te Jashtme.

E shoh si nje nga deshtimet me te medha qe kane pasur institucionet e vendit. Eumlshte krejtesisht e papranueshme edhe shifra edhe cilesia e arritjeve ne politiken e jashtme. Kemi pasur hapesire per te bere shume me shume sesa qe kemi bere. Kemi shperdorur mundesine sic ka qene vendimi pozitiv i GJND-se per pavaresine e Kosoves. Ne kete fundvit me kontestime zgjedhore dhe me nje imazh krejtesisht negativ kemi lene pas njerin prej viteve te deshtuara te politikes se jashtme - thote Hoxha.

Sipas tij Kosova vazhdon te veproje pa nje platforme te caktuar diplomatike ne arenen nderkombetare.

Kosova ka pasur nevoje shume me shume sesa qe ka prodhuar kjo qeveri ai minister ky grup i institucioneve tona. Kosova nuk ka guxuar te lejoje trajtimin e shtetformimit te vet ne kete nivel - kapaciteti i te cilit ka qene definitivisht i pamjaftueshem - shprehet Hoxha.

Njohesit e se drejtes nderkombetare thone se Kosoves i duhen me shume se 100 njohje per anetaresimin eventual ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›