Arsenal armesh i sekuestrohen nje serbi ne Shterpce

Policia e Kosovës ka konfiskuar sasi të madha armatimi në fshatin Sevçe të Shtërpcës. Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se gjatë aksionit është gjetur një sasi e madhe municioni, predha të ndryshme dhe disa armë të kalibrit të rëndë. Armatimi është gjetur në një shtëpi të pabanuar, të një qytetari serb. Për momentin nuk janë dhënë detaje të tjera, ndërkaq është paralajmëruar se gjatë ditës do të jepen më shumë hollësi në lidhje me këtë rast dhe armatimin e konfiskuar