Ngerci Beja Zgjidhjen e parashikon Kushtetuta

Pavaresisht kercenimeve te opozites per rifillim te protestave demokratet jane te qete kur kunderpergjigjen se zgjidhjen e ngercit e percakton ne menyre te qarte Kushtetuta e vendit. Kryetari i Komisionit te Jashtem ne Parlamentin shqiptar Fatos Beja deklaroi dje se baza e raportit vjetor te pergatitur nga ambasadori i OSBE-se Robert Bosch eshte kryerja sa me pare e reformes zgjedhore dhe pergatitja e zgjedhjeve te ardhshme lokale. Sipas Bejes kjo eshte nje kambane alarmi per kohen qe kalon dhe zgjidhja ne kete rast eshte vetem ne doren e opozites. Lidhur me zgjedhjet qe eshte problemi kryesor i raportit ai thote filloni nga puna me rekomandimet e ODIHR-it. Ka nje raport te ODIHR-it dhe OSBE-se me sugjerime dhe rekomandime per Shqiperine ne menyre qe zgjedhjet e ardhshme te jene me te mira se ato te kaluarat pertej vleresimit te arritjeve qe jane bere ne zgjedhjet e kaluara. Asnje gje nuk pengon qe te fillojme me zbatimin e ketyre rekomandimeve - tha Fatos Beja kryetar i Komisionit te Jashtem. Per sa i perket zgjidhjes se ngercit politik ai beri te qarte se zgjidhjet e pretendimeve te opozites do te marrin zgjidhje vetem ne kuadrin parlamentar ose me konkretisht duke ngritur komisionin parlamentar hetimor.
Problemi eshte qe nuk duhet te hapen shapen kutite nuk duhet te diskutohen jashte Parlamentit jashte institucioneve jashte kuadrit ligjor. Do te diskutohen brenda Kushtetutes brenda institucioneve brenda komisionit mbi baze te Kushtetutes. Dhe aty diskutojme nese njera pale eshte e pakenaqur ka te gjitha hapesirat qe ofron nje shoqeri demokratike per te kerkuar te drejten e saj se nuk vendos vetem komisioni vetem Parlamenti ka nje Gjykate Kushtetuese ka dhe mundesi per ne institucionet nderkombetare. Te gjitha keto jane te parashikuara ne Kushtetute dhe ne ligj dhe duhet te ecet ne kete menyre te shkohet ne komision dhe aty te debatohet - tha Beja.