Raporti i OSBE SHBA Shqiperia arritje te medha sic e do BE-ja

SHBA Shqiperia arritje te medha meriton njohje
Ne pergjigje te raportit te dorezuar prej ambasadorit Bosch ne Keshillin e Perhershem te OSBE-se ne Vjene ambasadori i Misionit amerikan ne OSBE Ian Kelly shpreh vleresimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per arritjet e qeverise shqiptare dhe per progresin e bere ne zbatimin e reformave te rendesishme qe prej raportit te fundit te OSBE-se.Ambasadori Kelly nenvizon gjithashtu faktin se nje prej sfidave kryesore ne te ardhmen mbetet reforma zgjedhore para zgjedhjeve lokale.Ne fjalen e mbajtur pas raportimit te ambasadorit Bosch ne Keshillin e Perhershem te OSBE-se ne Vjene perfaqesuesi i Misionit amerikan thekson se ne Shqiperi kane ndodhur shume zhvillime pozitive qe prej raportit te fundit te OSBE-se ndaj Shqiperia meriton njohje per keto arritje. Por teksa vlereson arritjet zoti Kelly shpreh shqetesimin per vonesat ne reformen e zgjedhjeve te ardhshme vendore. Ne kete kontekst ai tha se rekomandimet e raportit te OSBE-ODIHR-it permbajne udhezime te dobishme per permiresimin e sistemit zgjedhor ne Shqiperi. Ambasadori i Misionit te SHBA-se ne OSBE Ian Kelly shpreh me tej vleresimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per arritjet e qeverise shqiptare dhe per progresin e bere ne zbatimin e reformave te rendesishme qe prej raportit te fundit te OSBE-se. Ai nenvizoi njekohesisht qe nje prej sfidave kryesore ne te ardhmen mbetet reforma zgjedhore para zgjedhjeve lokale. Duke iu referuar qendrimit te OSBE-se shprehur ne raport z. Kelly tha Ju i kushtoni vemendje si progresit te bere nga Shqiperia ne zbatimin e reformave te rendesishme ashtu edhe sfidave qe mbeten ne disa ceshtje kyce. Nje prej tyre eshte reforma zgjedhore vecanerisht duke pasur parasysh afrimin e zgjedhjeve te ardhshme vendore. Ne vazhdojme te besojme se rekomandimet e raportit te OSBE-ODIHR-it permbajne udhezime te dobishme per permiresimin e sistemit zgjedhor ne Shqiperi. Kurse ne vijim z. Kelly shprehu qendrimin zyrtar amerikan kur tha Shtetet e Bashkuara te Amerikes e vleresojne maksimalisht punen e Prezences se OSBE-se ne kete dhe ne ceshtje te tjera sidomos ne perpjekjet per te fuqizuar pavaresine dhe transparencen e institucioneve juridike per te ndertuar kapacitetet e Asamblese ne promovimin e barazise gjinore dhe ne forcimin e perpjekjeve kunder korrupsionit. Gjithashtu vleresojme mbeshtetjen e vazhdueshme te Prezences ndaj policise dhe ne procesin e carmatimit. Prezenca ka ende shume per te bere ne ndihme te ndertimit dhe konsolidimit te progresit ne keto fusha si dhe per te promovuar me tej permiresimet ne fusha te tjera sic jane mbrojtja e te drejtave te minoriteteve forcimi i transparences ne pronesine dhe financimin e mediave. Ne perfundim z. Kelly dha nje konsiderate edhe per ambasadorin Bosch dhe ekipin e tij kur u shpreh Ju keni bere nje pune te rendesishme dhe efikase dhe i vleresojme perpjekjet tuaja gjate ketyre viteve per te prioritarizuar aktivitetet dhe ne kanalizimin e operacioneve duke shfrytezuar ne maksimum burimet tuaja te kufizuara. Reduktimi i numrit te projekteve tuaja eshte tregues i qellimit per vazhdimin e ketij procesi dhe ne ju pergezojme per fokusin tuaj te vazhdueshem ne aktivitetet qe orientohen prej rezultateve. Gjithashtu z. Kelly pergezoi te siperpermendurit edhe per vemendjen e tyre te vecante ne koordinimin e punes se Prezences me qeverine shqiptare dhe me aktoret e tjere lokale dhe nderkombetare ne vecanti me BE-ne. Ne konstatojme marredhenie pozitive mes Prezences dhe qeverise.