E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngerci Ruci analize situates ne Berat

05/11/2010PS mblodhi dje kryesine Brace leter per problemet partiake ne qark

Lidershipi socialist vendos ngritjen e nje grupi pune per te shmangur perplasjet

Partia Socialiste mblodhi dje kryesine e saj per te diskutuar mbi problemet organizative qe ka force politike ne baze. Keshtu problemet organizative lidhur me mosfunksionimin e strukturave drejtuese te PS-se ne qarkun e Beratit perbene nder ceshtje kryesore te diskutimeve ne kete mbledhje. Nderkohe qe po gjate ketij takimi u vendos dhe thirrja e asamblese kombetare te PS-se.

Vendimi

Kryetari i grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci do te jete shpetimtari i strukturave drejtuese te kesaj partie ne qarkun e Beratit. Nje vendim i tille u mor dje ne mbledhjen e kryesise pas raportimit qe beri deputeti njekohesisht i deleguari i ketij forumi ne kete qark Erjon Brace lidhur me mosfunksionimin e PS-se ne kete zone. Burime prane ketij forumi bene me dije se pas deklarates se deputetit Brace i cili permes nje letre per anetaret e ketij forumi beri nje panorame te situates ne kete qark situate e cila sipas tij eshte alarmante lidershipi socialist vendosi ngritjen e nje grupi pune me ne krye vete Rucin dhe deputetet e zones per te analizuar me nga afer gjendjen ne strukturat e partise ne Berat. Ky grup pune do te nis verifikimet qe gjate dites se sotme. Mesohet se gjate fjales se tij Brace ka shigjetuar ashper ligjvenesit socialiste perfaqesues te qarkut te Beratit ne legjislativ per mosanagzhimin dhe moskryerjen e detyrimeve per te cilat jane zgjedhur. Nderkohe sipas tij problemet te cilat jane prezente prej kohesh ne PS-ne e ketij qarku lidhen me se shumti me perplasjet mes te zgjedhurve vendore ne Berat duke krijuar nje bllokim te te gjithe funksionimit dhe organizimit te partise perfshire ketu dhe komunat.

Axhenda

Anetaret e kryesise se PS-se vendosen dje te therrasin forumin me te larte vendimmarres mes dy kongreseve te kesaj partie per te diskutuar dhe per te vendosur mbi zhvillimet e metejshme qe do te ndjeke kjo parti per periudhen nentor-dhjetor. Keshtu situata politike dhe qendrimet qe do te mbaje ne vijim kampi opozitar do te jene nje nga ceshtjet kryesore qe do te diskutoje asambleja kombetare e PS-se. Kjo pasi pritet qe ky kamp te rinisi nje tjeter vale protestash qytetare ku do te kerkoje largimin e qeverise Berisha dhe mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme. Nderkohe pjese e axhendes se punimeve te ketij forumi jane dhe disa ceshtje organizative e konkretisht strukturimi i dy prej forumeve drejtuese te PS-se sic eshte ai i gruas socialiste dhe i eurosocialisteve. Ne rend dite kjo mbledhje kishte parashikuar dhe konfirmimin e te zgjedhurve te rinj ne strukturat drejtuese te PS-se ne te gjithe vendin si sekretaret dhe kryetaret por nje ceshtje e tille u vendos qe te shtyhej deri ne perfundimin e te gjithe procesit zgjedhor. Kjo pasi ne disa rrethe ende nuk jane zgjedhur kreret e PS-se.

Deklarata e Kodhelit

PS vendime te rendesishme mbi situaten politike

Zedhenesja e kryesise se PS-se Mimi Kodheli beri me dije lidhur me vendimet qe mori dje ky forum gjate mbledhje se djeshme. Kryesia mori vendim qe ne daten 12 nentor te premten ne ora 11.00 te therras asamblene kombetare te PS me synimin qe te diskutohen dy ngjarje te rendesishme. Sic jane ato qe priten ne daten 8-9 nentor dhe padyshim te diskutohet lidhur me cfare ka ndodhur ne jeten politike te vendit ne kete periudhe. Si dhe me strategjine qe PS do te ndjeke ne punen e saj ne vazhdim u shpreh Kodheli gjate fjales se saj. Njekohesisht ne vijim te kesaj deklarate Kodheli shtoi se midis ceshtjeve qe u diskutuan u prek edhe nje problem si ai i disa shqetesimeve qe solli i deleguari i Kryesise se PS deputeti Erjon Brace lidhur me problemet organizative dhe statusore te qarkut te Beratit. Mendoj qe me mbledhjen e asamblese kombetare te PS do te kemi nje zhvillim tjeter pozitiv ku do te merren vendime te rendesishme lidhur me ate cka ndodhur sot ne Shqiperi.

Grupi parlamentar i PS-se

Parlamentaret opozitare te irrituar me lidershipin socialist

Ne mbledhjen e grupit parlamentar te dy diteve me pare deputetet e PS-se u shprehen te pakenaqur per mosinformimin e qendrimeve qe mban kjo force parlamentare ne marredheniet me Kuvendin. Po keshtu nder te tjera deputetet socialiste kerkuan sqarime mbi largimet e anetareve te ketij grupimi drejt forcave te tjera parlamentare. Madje per kete arsye deputetet kane kerkuar dhe berjen e nje analize sa i takon rrjedhjes se deputeteve ish-perfaqesues te PS-se. Burime prane ketij takimi bene me dije se deputeti socialist Bashkim Fino ka shfaqur nje shqetesim te tille. Njekohesisht mesohet se Fino ka kerkuar llogari jo vetem per mosinformimin e grupit parlamentar mbi arsyet qe cuan ne largimin e deputetit Vangjel Tavo por dhe per qendrimin qe mbajti kupola roze ndaj ketyre arsyeve. Nderkohe qe nga ana e tij kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci ka sqaruar se largimi i deputetit Tavo ka qene nje vendim personal i ketij te fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›