Digjet makina e paqarte arsyeja
Nje automjet i parkuar eshte djegur totalisht ne qytetin e Lezhes. Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te djeshem ne oborrin e nje shtepie ne lagjen Gurra ne Lezhe.
Automjeti tip BMV me targa Tirane eshte perfshire krejt papritur nga flaket ndersa ka qene pronari i tij i cili ka pare zjarrin. Pavaresisht nderhyrjes me mjete te rastit dhe forcave zjarrfikese nuk eshte bere e mundur shmangia djegies se plote te automjetit. Mbetet i paqarte shkaku i djegies se mjetit ndersa po hetohet ne dy pista te nje defekti te tij ose zjarrevenie e qellimshme.