E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata e Emigranteve proteste per lirimin e te akuzuarit per pedofili

Shoqata e Emigranteve Shqiptare Iliria e mbeshtetur edhe nga banore te Orikumit me pankarta ne gjuhen italiane kane protestuar dje perpara Ambasades Italiane per lirimin e shqiptarit Nexhip Qepja qe akuzohet per pedofili me djalin e tij 4 vjecar. Qepja u kallezua nga edukatorja e kopshtit te vogelushit per abuzim ndaj te birit. I ati i te akuzuarit nga drejtesia italiane per pedofili ben apel per lirimin e te birit. Ne nuk e njohim ate qe akuzohet djali im as me kanun as me zakon as me fshat as me krahine e as me ligj qeverie. Atehere i lutem shtetit italian te me nxjerre djalin nga burgu se ka per te ushqyer femijet shprehet babai i emigrantit. Nexhip Qepja qendron ne qeli prej me shume se 2 muajsh. Kjo eshte protesta e gjashte e zhvilluar nga Shoqata e Emigranteve Shqiptare Iliria qe ka planifikuar nje tjeter proteste pas 2 ditesh ne Rexho Emilia dhe nje tjeter ne Milano.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›