E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD largon nga detyra kreun e Apelit të Tiranës

TIRANË- Kreu i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Metush Saraçi hiqet nga detyra dhe në vend të tij komandohet një tjetër.

Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, gjatë një mbledhjeje me dyer të mbyllura që nisi gjatë paradites.

Në vend të Saraçit. KLD-ja komandoi përkohësisht Alaudin Malajn për një afat 3 mujor. Mësohet se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka qenë i pranishëm edhe kreu i saj, njëherësh presidenti i vendit, Bamir Topi.

Nuk ka ende detaje rreth diskutimeve të bëra në mbledhje dhe as ndonjë komunikimi zyrtar për zëvendësimin dhe motivet e tij.

Mesohet se ne mbledhje eshte diskutuar per sistem vlerësimi te kandidatëve për kryetar, nderkohe qe kjo do te shoqerohet edhe me inspektim te kandidaturave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›