E Diel, 1 Nëntor 2026

Prudentino le qeline shkon ne spital eshte me diabet

VLORE-Albino Prudentino le qeline e paraburgimit dhe strehohet ne spitalin e Vlores. E perditshmja Gazeta Shqiptare Pas pese ditesh ne qelite e paraburgimit te Vlores njeriu i fuqishem i klanit Sacra Corona Unita Albino Prudentino per shkak te gjendjes shendetesore eshte larguar per mjekim ne spitalin e Vlores.
Dje ne oren 9 te mengjesit nje eskorte e pazakonte policie ka derguar bosin qe u arrestua me 29 shtator ne Vlore. Forca te shumta policie rrethuan institucionin deri sa ka perfunduar konsulta si dhe berja e analizave ne laborator. Kjo situate qe ka vazhduar per me se dy ore ka sjelle panik tek te semuret e shtruar por edhe banoret e lagjes qe kane vrojtuar nga larg situaten. Ndersa po vizitohej rreth 30 forca policie dhe mjete rrethuan spitalin. Pacienti duhej shtruar ne spitalin e burgut.
E perditshmja meosn se per vet situaten e krijuar dhe ngarkesen qe kane institucionet qe po merren me sigurine e mafiozit italian aq me teper per shkak te gjendjes shendetesore kane bere kerkesa te vazhdueshme edhe gjate dites se djeshme per te kryer ekstradimin e Prudentinos. Ne Prokurori burimet shprehen se jane bere te gjitha veprimet ligjore. Ministria e Drejtesise e Italise e ka marre me faks vendimin e gjykates dhe kjo mjafton qe te kryhen veprimet e ekstradimit madje gjithcka duhet bere brenda dhjete diteve nga dita qe u mor vendimi i gjykates. Ne rast te kundert ai fiton lirine. Por ka te ngjare qe kjo barre ti mbetet organeve ligjore te Vlores deri ne fund te javes ku mendohet qe ekstradimi te kryhet nga porti i Vlores duke e nisur me tragetin e linjes me prezencen e karabinierise italiane. Sipas burimit ne prokurori qe citon kete mundesi kjo eshte rruga me pak e kushtueshme dhe pa telashe.

d.b/GSH/BalkanWeb Lidhje te tjera Dosja Prudentinosekuestrohen pronat e mafias ne Tirane e Vlore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›