E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, qëllohet me thikë 39-vjeçari, në kërkim autori

Një 39-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Ismail Qemali” ku 39-vjeçari Vladimir. D është qëlluar me thikë nga fqinji i tij Dhimitër Rapi 31 vjeç i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Menjëherë 39-vjeçari është dërguar në spitalin e Korçës dhe sipas mjekëve ai është në gjendje kritike për jetën.
Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një grindje mes 39-vjeçarit dhe autorit të ngjarjes.
Ndërkohë policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›