E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet të mbërrijnë trupa shtesë të NATO-s

PRISHTINE- Sot në Kosovë pritet të arrijë një pjesë e kontingjentit të ri të trupave shtesë të NATO-s.
Gjermania dhe Austria i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së NATO-s, për dërgimin e trupave shtesë në Kosovë, pas përkeqësimit të situatës në veri të vendit.
Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Diter Vihter, bën të ditur RTK, tha se forca kryesore do të arrijë gjatë ditëve të ardhshme. Urdhrin për dërgimin e trupave shtesë në Kosovë e ka dhënë komanda e NATO-s në Napoli, me kërkim të gjeneralit Erhard Buhler

Por, siç ka thënë zëdhënësi i KFOR-it, Hans Dieter Wichter, trupat shtesë të KFOR-it duhet të arrijnë të enjten në Kosovë, raporton “Beta”.

Për shkak të situatës aktuale në veri të Mitrovicës, misionit të NATO-s në Kosovë pritet t’i shtohen rreth 700 trupa shtesë, 550 prej të cilëve nga Gjermania ndërsa 150 ushtarë të tjerë nga Austria.

Zëdhënësi i KFOR-it e vlerësoi relativisht të qetë situatën aktuale të veri të vendit, ndërsa shfaqi shpresën që përmes bisedimeve të zgjidhen problemet aktuale lidhur me atë pjesë të vendit.

“Ne shpresojmë se negociatat dhe bisedimet të cilat janë duke vazhduar do ta ndihmojnë uljen e tensioneve në veri”, i ka thënë ai Radios Evropa e Lirë. “Në periudhën afatgjate, ne shpresojmë se negociatat politike do të zgjidhin situatën këtu në Kosovë”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›