Ngerci politik ne Uashington ndikon ne statusin financiar te SHBA

Gjate vitit te kaluar ne Kongresin amerikan u vu re nje ngerc politik ne lidhje me shume ceshtje. Nder momentet ne te cilat percarja e Uashingtonit ishte me e dukshme ishin debatet e dy paleve mbi menyrat e permiresimit te situates financiare ne Shtetet e Bashkuara nderkohe qe deficiti federal kap vleren nje trilion dollare ndersa borxhi kombetar eshte 15 trilione dollare.
Ne nje kohe sfidash te medha ekonomike shume amerikane jane teper te shqetesuar prej bllokimit politik te Uashingtonit.
Ajo qe ndihmon ngercin eshte qeveria e ndare. Republikanet perbejne shumicen ne Dhomen e Perfaqesuesve ndersa demokratet ne Senat. Pasoja me e rende e ngercit politik eshte ndoshta gjendja fiskale dhe statusi financiar i Shteteve te Bashkuara ne arenen boterore. Vitin e kaluar ne nje kohe kur vendi rrezikoi te falimentonte prej borxhit Kongresi u perfshi ne nje beteje politike te ashper per muaj me rradhe mbi pakesimin e deficitit.
Republikanet kerkuan shkurtime te medha te shpenzimeve.
Ti japesh qeverise me teper para eshte si ti japesh nje personi me varesi nga kokaina me teper kokaine.
Demokratet akuzuan republikanet se po sulmonin te varferit dhe po mbronin te pasurit.
Familjet me te pasura amerikane nuk po paguajne asnje qindarke nderkohe qe ne jemi gati te pakesojme shkollimin per femijet me te varfer ne Amerike.
Presidenti Barak Obama nje demokrat kerkoi nje ulje prej 4 trilione dollaresh te deficitit ne 10 vjet. Si perfundim Shtepia e Bardhe dhe Kongresi ishin ne gjendje te binin dakord vetem per gjysmen e asaj shifre. Debati rrezikoi te shkaktonte nje falimentim prej borxhit. Agjencite e vleresimit te kreditit e ndeshkuan sjelljen e Uashingtonit. Agjencia Standard amp Poors beri ate qe dikur konsiderohej si dicka e pamundur ajo uli klasifikimin e kreditit te SHBA.
Kriza politike ne Uashington na ben te arrijme ne perfundimin se vendimmarresit nuk jane ne gjendje te sigurojne qendrueshmeri per financat amerikane.
Te gjithe akuzojne te njejtin shkaktar ngercin politik ne Uashington.
Menyra ekstreme e te berit politike pra pa pranuar asnje kompromis eshte nje nga arsyet pse Kongresi e ka kaq te veshtire te kryeje punet qe i takon.
Kercenimi me i madh per ekonomine tone nuk eshte paqendrueshmeria e Europes apo politikat monetare te Kines apo dicka e ngjashme eshte kjo krize e njeanshmerise dhe mungesa e kurajos politike qe une mendoj se po karakterizojne Uashingtonin.
Anetaret e Kongresit flasin shpesh per problemet financiare te Shteteve te Bashkuara por per te ndermarre veprime konkrete duhen tejkaluar interesat e ngushta partiake dicka kjo qe Uashingtoni duket ta kete shume te veshtire.