Teknologji e re me drite per parandalimin e krimit

Policia ne shtetin amerikan te Nju Xhersit do te filloje te perdore nje teknologji te re antikrimi e cila ka ngjallur debate. Fjala eshte per nje teknike e cila me ane te nje prozhektori leshon nje drite te kuqe mbi personin qe eshte gati te kryeje nje krim duke lehtesuar identifikimin e tij. Zyrtaret besojne se kjo menyre do ti beje njerezit te ndihen te sigurt edhe pa pranine e policise.
Policia ne distriktin East Orange te shtetit Nju Xhersi thote se sistemi i ri i nderhyrjes me ane te drites eshte nje teknike qe do te ndihmoje per te parandaluar krimin.
Kamerave te vezhgimit qe jane te instaluara kudo ne qytet do tu shtohet edhe nje drite e kuqe. survejimi ekzistuese ne qytet. Kur nje polic i cili eshte duke vezhguar nga zyra e tij kamerat e shumta te survejimit ne qytet veren se diku mund te ndodhe nje krim per shembull nje grabitje ai leshon me telekomande nje drite te kuqe mbi personin qe eshte gati te kryeje krimin.
Shefi i policise i distriktit William Robinson thote se teknologjia e re do te beje te mundur qe njerezit te ndjehen te sigurt edhe kur prania e policise nuk eshte e dukshme
Ne deshirojme te kishim mjetet per ti bere njerezit e sidomos femijet te ndihen te sigurt dhe ne te njejten kohe qe edhe kriminelet te dine se ne po i vezhgojme. Nuk mund tju them se sa here verejme me kamerat tona situata ku nje krim eshte gati te ndodhe. Ndonjehere operatorit te vezhgimit i vjen te kerceje permes ekranit dhe te nderhyje ne situata te tilla. Por kjo gjendje tani do te ndryshoje. Ndersa ne Londer ka kamera qe flasin ne ketu do te instalojme kamerat me drite te kuqe.
Zoti Robinson thote se kamerat me drite te kuqe jane me te efekteshme se sa kamerat me ze qe jane perdorur ne qytete te tjera.
Ai thote se keto kamera vene ne shenjester nje person te vetem ndryshe nga tingulli i altoparlantit i cili humbet ne zhurmen e qytetit. Vec kesaj drita nuk shkakton zgjimin e njerezve ne mes te nates sic mund te beje tingulli.
Zoti Robinson thote se teknologjia e re eshte nje mesazh se policia do ta marre seriozisht ne dore problemin.
Mesazhi per kriminelet eshte policia po ju vezhgon po ju regjistron dhe po reagon. Ne do ti perdorim kamerat me drite edhe per te krijuar nje mjedis te sigurt brenda perimetrit te shkollave qe femijet te ndihen te sigurt. Teknologjia do te ndihmoje parandalohen krimet e renda edhe pse policia mund te mos jete fizikisht aty.
Distrikti East Orange me rreth 65 mije banore vitet e fundit ka patur nje prej niveleve me te larta te krimit ne vend.
Policia ka perdorur nje arsenal mjetesh te teknologjise se larte nga sistemet e zbulimit te armeve te zjarrit dhe lexuesit e targave te automjeteve e deri te programet kompjuterike qe mund te analizojne pothuajse menjehere te dhenat per krimin.
Detektivja e policise Suzanne Loogis thote se teknologjia e instaluar ne makine per shembull ndihmon mjaft ne luften kunder krimit.
Pra nese ne jemi duke bere nje hetim ne mund te shohim se cfare po ndodh para se te arrijme ne vendin e ngjarjes dhe te veme ne veprim kamerat nga larg.
Krimi i dhunshem ne East Orange ka rene me me shume se dy te tretat qe nga viti 2003 sipas statistikave te policise.
E megjithe kete renie ky qytet po hedh nje hap me tej duke u bere i pari ne vend qe perdor sistemin e identifikimit me drite te kuqe.
Por aktivistet qe luftojne per privatesine po shprehen hapur kunder nje shtimi ne perdorimin e teknologjise se vezhgimit ne zonat urbane.
Deborah Jacobs eshte drejtore ekzekutive e Bashkimit per Lirite Civile dega New Jersey.Ajo thote se jeta ne Shtetet e Bashkuara po behet bere gjithnje e me e monitoruar nga teknologjia e mbikqyrjes.
Shtetet e Bashkuara kane ndjekur shembullin e Britanise per mbikqyrjet me video pavaresisht se ne asnjerin nga vendet nuk ka prova se ky eshte nje mjet efektiv per parandalimin e krimit. Pra eshte nje lloj Big Brother qe na ben te ndihemi se nuk kemi kontroll. Ne Shtetet e Bashkuara kemi pasur mjaft monitorim te aktiviteteve politike.
Teknologjia e re me drite pritet te instalohet ne Nju Xhersi gjate ketij viti.