E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ngerci politik, zgjidhja vetem sipas Kushtetutes” Rozeta Rapushi

Presidenti i Dhomes se deputeteve te Italise, Gianfranko Fini, tha dje se zgjidhja e pretendimeve te opozites, duhet te vije vetem ne perputhje me ligjin dhe Kushtetuten e vendit. Pas takimit me kryeministrin Sali Berisha, Fini komentoi situaten e tensionuar politike ne vend, ku prej gjashte dites, deputete te opozites dhe mbeshtetes te saj vijojne greven e urise. “Do te kem mundesine, gjate vizites sime ne Tirane, qe te kem nje takim edhe me kryetarin e bashkise se Tiranes, zotin Rama dhe nuk me mbetet tjeter vecse te uroj per nje zgjidhje sa me te shpejte te te gjitha ceshtjeve, qe jane ende te hapura dhe qe kerkojne zgjidhje. Dhe, sigurisht, sikunder permendi edhe kryeministri Berisha, ne respektim te Kushtetutes, te ligjit dhe te pavaresise, por edhe te rekomandimeve apo te mendimeve te te gjithe komunitetit nderkombetar”, tha Fini. Ai pranoi se ne takimin “koke me koke” me kreun e qeverise, diskutoi gjate per situaten politike qe eshte tensionuar me shume se fundmi, duke vene theksin se zgjidhja duhet te vije ne baze te ligjeve dhe Kushtetutes se vendit. Komentet e Finit, u bene pas takimit me kryeministrin Berisha dhe vetem pak metra larg greves se urise se deputeteve socialiste, si dhe mbeshtetesve te tyre, te cilet kane zene sheshin para Kryeministrise. Nga ana tjeter, Fini theksoi se marredheniet midis dy popujve, jane vertet marredhenie historike, te cilat kane njohur perparime ne kohera dhe kjo eshte me se e natyrshme per dy popuj qe ndodhen ne nje zone gjeografike mjaft te afert mes tyre. “Ne momentin qe Shqiperia me te vertete u shnderrua ne vend demokratik, eshte i pamohueshem fakti qe marredheniet tona jane me se te shkelqyera jo vetem mes institucioneve tona, por edhe midis dy popujve tane. Sigurisht qe kryeministri i Shqiperise, zoti Berisha, i cili eshte nje nder protagonistet kryesore te ketij permiresimi dhe perparimi qe ka hasur Shqiperia, eshte pikerisht nje nga deshmitaret dhe protagonistet kryesor per keto raporte te shkelqyera qe kane hasur tashme vendet tona jo vetem ne raport institucional, por, sikurse e thashe, edhe midis dy popujve tane”, vleresoi ai. Sipas Finit, te gjitha hapat e proceset qe ai permendi kane hasur permiresime te metejshme drejt integrimit. Presidenti i Dhomes se Deputeteve, tha se keto permiresime dhe keto raporte te shkelqyera jane hasur edhe per sa i perket luftes kunder kriminalitetit dhe ne menyre te vecante, luftes ndaj kontrabandave te ndryshme, luftes ndaj trafikut te qenieve njerezore, pra emigracionit klandestin, por edhe te lendeve narkotike. Nderkohe ai eshte takuar pasdite dhe me kryetarin socialist Rama ne ambientet e Bashkise se kryeqytetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›