E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis sot festivali "Shqiperia eshte kulture"

Nisin sot ditet festive te evenimentit "Shqiperia eshte Kulture", qe do te zhvillohet ne Apoloni, pergjate datave 6-9 Maj. Me kete rast, dje u mbajt nje konference per shtyp ne mjediset e hotel Rogner ne Tirane, ku u bene te ditura detajet e festivalit, fituesi i te cilit do te shpallet Ambasador i Kultures dhe pervec cmimit prej 500 mije lekesh, do te ndermarre nje tur ne Europe si "Ambasador i Kultures shqiptare". Konkursi permban nje game te gjere te talenteve artistike te te rinjve te moshes 16-25 vjec, qe jane zgjedhur ne shkollat e vendit dhe qe do te garojne per cdo kategori perkatese. "EUFT deshiron te jete nje nga shtyllat kryesore te ketij vendi, te cilat i japin shtyse zhvillimit te turizmit. Qellimi yne eshte qe te marrim elementet qe jane prezente ne kulturen e ketij vendi, sic jane ata qe prezanton parku arkeologjik i Apolonise; pra, te marrim elementet e trasheguara kulturore permes historise dhe t'i bashkojme ato me elementet e kultures bashkekohore, ku kjo e fundit, percillet shume mire nga te rinjte e diteve te sotme", tha ne fjalen e tij rektori i Universitetit Europian per Turizmin, Prof. Dr Salvatore Messina, iniciatori i ketij projekti. Ai beri te ditur se me kete rast do te vijne nga Europa grupe te ndryshme muzikantesh te rinj, por nuk beri te ditur emrat e tyre, duke i lene surprize per publikun qe do t'i jape jete Apolonise antike pergjate ketyre diteve dhe neteve. Me kete rast, tanime atje jane instaluar shume cadra, ku do te mund te strehohet nje numer i konsiderueshem pjesemarresish, ndersa nje pjese tjeter e tyre do te akomodohet prane shtepive te te rinjve fierake, qe jane ofruar vullnetarisht. Ne konference ishin gjithashtu te pranishem kryetari i Bashkise Fier, Baftjar Zeqaj, njekohesisht president i komitetit organizator te evenimentit, zyrtare te MTKRS-se, si Arben Skenderit, keshilltar i ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, drejtor i Drejtorise se Trashegimise Kulturore, Prof. Dr Paskal Milo, profesor ne EUFT dhe kryetar i Partise Demokracia Sociale, Prof. Dr. Ilia Kristo, profesor ne EUFT etj.

Stafi i EUFT-se, prej 4 muajsh ka shkuar ne te gjitha shkollat e vendit per te spikatur artin dhe pervojat kulturore qe paraqesin keta te rinj, ne gjini te ndryshme, si ne kenge, valle, art viziv, aktrim etj. Messina beri te ditur se mes 1365 kandidateve te paraqitur, juria e cila kryesohet nga drejtori Agron Xoxa, ka arritur qe te seleksionoje rreth 376 talente nga te gjitha qarqet e vendit, te cilet ndodhet sakaq ne Apoloni. Ne daten 8 maj, per konkurrentet do te votohet nga publiku permes SMS-ve telefonike dhe me pas, te shtunen ne mbremje, do te zgjidhen edhe fituesit e ketij evenimenti, te cilet do te cilesohen edhe si "ambasadore te kultures shqiptare". "Me pas do te vijoje nje tur evropian, i cili do te permbyllet ne Bruksel, permes te cilit duam qe te rinjte e Shqiperise, te takohen me moshataret e tyre evropiane dhe kontribuojne keshtu ne rritjen e vlerave turistike te vendit tone", shtoi Messina.
I pranishem ne kete takim, Kryetari i Bashkise se Fierit, Baftjar Zeqaj, i cili eshte edhe President i grupit organizator te evenimentit, tha se eshte bashkuar me nismen e Universitetit Europian te Turizmit "Shqiperia eshte Kulture", pasi bashkia dhe Qarku i Fierit kane si prioritet te tyre fushen e turizmit. "Ne fakt, shume persona e identifikojne kete qark vetem me prodhimet bujqesore apo me naften, por nuk eshte aspak keshtu. Qarku i Fierit perfshin brenda territorit te tij parqe shume te rendesishme me vlera kulturore, si ai i Ardenices apo i Apolonise. Dhe ne lidhje me kete, ne si bashki e Fierit, kemi edhe strategji te posacme per turizmin ne teresi. "Shqiperia eshte Kulture", konsiderohet si me i fuqishmi dhe ne qender te tij ka te rinjte shqiptare", deklaroi kryebashkiaku. Ai uroj qe me kete rast, ky aktivitet qe pritet te kaloje kufijte, te ndihmoje qe Apolonia te njihet gjeresisht ne Ballkan e Europe. Zeqaj shtoi se ne kuader te bashkepunimit te shkelqyer me EUFT-ne, po punohet qe nje dege e rendesishme e ketij universiteti te ngrihet ne qytetin e Fierit.
Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve eshte gjithashtu nje institucion qe e ka mbeshtetur fuqimisht kete nisme. Kete e pohoi edhe Arben Skenderi, keshilltar i MTKRS-se, i cili shprehu mbeshtetjen per gjithcka qe parashikon nisma e ndermarre nga Universiteti Evropian i Turizmit, mbi aktivitetin "Shqiperia eshte Kulture", i pari i ketij lloji qe zhvillohet ne vendin tone. "Ne jemi te angazhuar si dikaster qe te japim ndihmesen tone ne te gjitha evenimentet qe ai parashikon te zhvilloje brenda kuadrit te tij. Ne si ministri, ne fakt, permbushim shume forma te turizmit dhe kultures si te tilla, dhe ndaj do te japim ndihmen tone edhe ne kete aktivitet te madh", theksoi keshilltari i institucionit qendror te turizmin e kultures.
"Shqiperia eshte kulture" do te jete nje nisme e pervitshme, e cila ne fakt, do te realizohet gjithmone ne parkun arkeologjik te Apolonise, dhe do te kete si afat te permbylljes se saj gjithmone daten 9 maj, Diten e Evropes. Pritet qe ne bashkepunim me partnere te tjere, nisma te tilla te shtrihen ne cdo vend te Shqiperise.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›